Kandidatët presidencial: Për emrin s’mundë të vendos një person ose parti

Maqedonia

Kandidatët presidencial: Për emrin s’mundë të vendos një person ose parti

Më: 5 prill 2014 Në ora: 11:26

Kandidatët presidencial propozojnë fomrimin e një qëndrimi universal të Maqedonisë sa i përket çështjes së emrit me Greqinë, ku pastaj parashikohet referendum, vendosjen e qartë të linjave të kuqe si dhe bisedimet konstruktive. Presidenti i shtetit nuk bën mrekullira duke por pasur parasysh ndikimin e tij jo vetëm në partinë amë por edhe në qëndrimet e partive të tjera politike në Maqedoni.

“U munduam dhe do të mundohemi që të gjejmë zgjidhje për çështjen e emrit me Greqinë”, ka thënë kandidati presidencial i partisë në pushtet Gjorgje Ivanov, për REL.

“Ajo zgjidhje ka kornizë në OKB, nga rezolutat e OKB-së, nga Marrëveshja e përkohshme të cilën e kemi arritur me Greqinë, nga vendimi gjyqësor në Hagë, e kjo nënkupton se nuk pranojmë ta ndryshojmë Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, nuk pranojmë të ndryshohet emri kushtetues i Republikës së Maqedonisë”, tha Ivanov.

Ndërkaq kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski konsideron se në Maqedoni duhet fillimisht të ndërtohet një qëndrim i përbashkët.

“Unë them që fillimisht ne në Maqedoni, të gjitha subjektet relevante, politike me konsensus më të gjërë politik të ndërtojmë qëndrim të Maqedonisë dhe pastaj të shkojmë te Nimici dhe të tregojmë se kjo është vija e kuqe e Maqedonisë. Grekët këtë e kanë. Ata për asgjë tjetër nuk munden të merren vesh, por për çështjen e emrit kanë një qëndrim të ngurtë në 20 vitet e fundit”, tha Pendarovski.

Kandidati shqiptar i PDSH-së, Iljaz Halimi thekson se do të ftonte një mbledhje të të gjitha partive relevante politike në Maqedoni.

“Detajisht të analizohen propozimet e Nimicit, por edhe eventualisht edhe ndonjë propozim që do të dilte nga analiza profesionale për këtë problematikë si dhe të gjendet zgjidhje e pranueshme për emrin që nuk do të ndikojë negativisht jo vetëm ndaj popullit maqedonas por edhe ndaj nacionaliteteve tjera të cilat jetojnë në Maqedoni”, tha Halimi.

Por, analisti Bekim Kadriu, konsideron se presidenti nuk mundet të bëjë çudira sa i përket çështjes së emrit, por mund të dërgojë sinjale pozitive ndaj faktorëve vendor dhe të jashtëm. Kryetari i shtetit nuk ka mundësi ekskluzive për zgjidhje të çështjes së emrit, thekson Kadriu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat