Anketa nga “Fokus”: Pendarovski 36,9%, Ivanov 35,1%

Maqedonia

Anketa nga “Fokus”: Pendarovski 36,9%, Ivanov 35,1%

Më: 4 prill 2014 Në ora: 15:34

Stevo Pendarovski me 36,9 % udhëheq para Gjorgje Ivanovit me 35,1 % në anketën e fundit të Agjencisë “Rejting” e cila është bërë për nevojat e javores “Fokus”.

Pendarovski ka përparësi prej 1,8 % para Ivanovit, por nëse merret parasysh gabimi standard statistikor për këtë anketë që është prej + 2,65 % deri – 2,65 % mund të presim garë të pasigurt. Përqindja e të papërcaktuarve në këtë moment është 16,7 %, që përdëfton se pjesa e dytë e fushatës do të luaj rolin kyç në zgjedhjen e fituesit.

Sipas “Rejting”, disponimi i votuesve tregon një garë interesante dhe të pasigurt në rrethin e parë e zgjedhjeve presidenciale. Seti i parë i pyetjeve ka të bëjë me mendimin në përgjithësi që qytetarët kanë për kandidatin e opozitës Stevo Pendarovski, ndërsa menjëherë pas tij është presidenti aktual Gjorgje Ivanov.

Kandidatët e PDSH-së dhe OQM janë ende relativisht të panjohur në publik dhe rreth 30 % nuk kanë mendim për këto dy kandidatë, që do të thotë se në fushatë do të ketë hapësirë të mjaftueshme për promovim shtesë.

Numri më i madh i qytetarëve mendojnë se Stevo Pendarovski deri tani bën fushatë më të mirë, kështu kanë deklaruar 43,2 % e të gjithë të anketuarve, 39,8 % kanë thënë se fushatë më të mirë ka Gjorgje Ivanov dhe pastaj vijojnë Zoran Popovski me 4,7 % dhe Iljaz Halimi me 3,7 %.

Sa fushata ndikon mbi mendimin e qytetarëve për kandidatët është matur nëpërmjet pyetjes: “Me fushatën që po udhëheq Gjorgje Ivanov/ Stevo Pendarovski a do të kishit thënë se kontribuon që ju të përmirësoni mendimin për atë, të përkeqësoni mendimin për të ose ajo të mos ndikojë assesi mbi mendimin tuaj?”.

Rezultatet tregojnë se në pjesën e parë të fushatës Pendarovski është ai që ka arritur të ndikojë më pozitivisht mbi mendimin e votuesve nga konkurrenti i tij kryesor. Kështu 56 % e të anketuarve kanë thënë se Pendarovski me fushatën e tij ka dhënë kontribut që dukshëm ose pak ata të përmirësojnë mendimin për të derisa vetëm 39 % kanë thënë të njëjtën për Ivanovin.

Me serinë e gafave dhe fillimin mjaft të keq të fushatës së Ivanovit ka kontribuar një përqindje të konsiderueshme të elektoratit të ndryshojë mendimin negativisht për të. Kështu 28,9 % e të anketuarve kanë deklaruar se ai me fushatën po kontribuon që ata konsiderueshëm të përkeqësojnë mendimin për të derisa për Pendarovskin kështu kanë thënë 15,7 % e të anketuarve./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat