Zgjedhjet presidenciale ndikojnë në ato parlamentare

Maqedonia

Zgjedhjet presidenciale ndikojnë në ato parlamentare

Më: 4 prill 2014 Në ora: 15:32

Rezultati nga rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të ndikojë edhe në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen bashkë me raundin e dytë të garës presidenciale, mes të tjerave edhe për shkak të efektit psikologjik mbi votuesit, pohojnë ekspertët.

Nëse dallimi mes kandidatëve pas rrethit të parë është 100 mijë vota në favor të kandidatit të VMRO-DPMNE-së, kjo do të forcojë përparësinë e partisë, ndërsa nëse Stevo Pendarovski arrin që të zvogëlojë diferencën nën 50 mijë vota, kjo do të rrit përkrahjen e LSDM-së.

Analisti Nikolla Spasov nga Agjencia “Rejting” thotë se votat e shqiptarëve do të vendosin kush do të jetë president i shtetit. Ai thotë se sipas analizave elektorati shqiptarë është më i lidhur me kandidatin Stevo Pendarovski, por një gjë janë analizat e tjetër gjë është nëse ato do të dalin të votojnë në raundin e parë. Ndërsa situata për rrethin e dytë, sipas tij, do të jetë ndryshe, sepse njëkohësisht janë edhe zgjedhjet parlamentare.

Profesori Mersel Bilalli, madje thotë se thirrja për bojkot nga ana e BDI-së nuk mund të jetë aq efikase dhe se një pjesë e mirë e votuesve janë të gatshëm të dalin dhe të votojnë qysh në rrethin e parë. Duke ditur mentalitetin e partive shqiptare, Bilalli nuk beson se ata qartë do të përkrahin ndonjë kandidat në rrethin e dytë.

Votuesi mesatarë shqiptarë tani nuk është aq i motivuar për atë cili prej kandidatëve do të jetë president shteti, por ai më shumë është i vetëdijshëm se ndoshta është faktor kyç që do të kontribuojë që të ndryshohet e tërë situata në vend. Ashtu mendon 90 % e shqiptarëve dhe për këtë shkak jo rastësisht me vetdëshirë do të dalin të votojnë në raundin e parë.

Analisti Vlladimir Bozhinovski është më direkt në vlerësimet e tij. Ai thotë se rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale do të kenë ndikim edhe mbi zgjedhjet parlamentare të cilat janë caktuar bashk me raundin e dytë e zgjedhjeve presidenciale.

“Nëse dallimi mes kandidatëve pas raundit të parë është 100 mijë në lidhje me kandidatin e VMRO-DPMNE-së, ajo do ta forcojë përparësinë e partisë, nëse Stevo Pendarovski arrin që të zvogëlon dallimin nën 50 mijë vota, ajo do të përforcojë përkrahjen e LSDM-së.

Por nuk bëhet fjalë se ndoshta LSDM mund të fitojë, në këto zgjedhje nuk mundet, por thjesht nuk ndryshohet kjo Brenda natës, nuk mund të ndryshohen 100 mijë votues për një muaj”, tha ai për REL. Derisa po vijon java e fundit e fushatës për president, nesër fillon edhe fushata për zgjedhjet parlamentare./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat