Popovski: Do t’i bashkoj qytetarët

Maqedonia

Popovski: Do t’i bashkoj qytetarët

Më: 4 prill 2014 Në ora: 11:24

Maqedonisë i nevojitet forcë e re politike, e cila do t'i bashkojë qytetarët dhe e cila në vend të përplasjeve dhe debateve njerëzve do t'ua kthejë vlerat njerëzore.

Në vend të premtimeve të zbrazëta do t'i bashkojë qytetarët në luftën me problemet e ekzistencës. Kështu tha kandidati për president nga OQM, Zoran Popovski mbrëmë në Ohër.

"Të bashkohemi në zgjidhjen e problemeve kyçe në vend, ndërsa ato janë varfëria, papunësia, dinjiteti i shtetit, integrimi i Maqedonisë në BE dhe NATO, dhe jetesë më e mirë, kjo është oferta jonë e re e këtyre zgjedhjeve", porositi Popovski.

Nëse zgjidhet për president, ai paralajmëroi se do t'i ulë dënimet e parashikuara për ekonomistët dhe qytetarët, ndryshimet e legjislatives për të cilën vlerësoi se është drakonike dhe joprosperitare për biznesin.

Popovski mes të tjerash porositi se do të jetë president që do të luftojë që anëtarët e ARM-së të kenë të drejta të njëjta me të punësuarit në polici, avokat për punonjësit, pensionistët, falimentuesit, të papunësuarit, rastet sociale, studentët, mbrojtës i të drejtave të tyre dhe zëdhënësi i tyre para opinionit.

Ndryshe, lideri i GROM-it Stevçe Jakimovski tha se qëllimi i opsionit të tretë politik në Maqedoni është të ofrojë zgjidhje, vizione, opsione të reja për vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat