Homazhe dëshmorëve në Gostivar, Kërçovë e Tetovë

Maqedonia

Homazhe dëshmorëve në Gostivar, Kërçovë e Tetovë

Më: 12 janar 2014 Në ora: 13:08

Gostivar, 12 Janar- Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e manifestimi tradicional “Flaka e Janarit 2014”, këshilli organizativ bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve në Gostivar, Kërçovë dhe Tetovë.

Kryetari i këshillit organizativ dhe i Shoqërisë Kulturore Artistike “Lulet e Malësisë”, Luan Veliu dhe anëtaret tjetër të këshillit u nisen nga qendra e qytetit në Gostivar, për të bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve, Ismail Mehmedi, Avni Elmazi dhe Naser Veliu në Sërmnovë, Baftir Jakupit në Llapushnik, Nazmi Saliu në Turçan i Vogël, Shpend Iseinit në Forinë, Milaim Dautit në Dobërdoll, Naser Ademit në Negotinë, Hisë Fazliu në Banjicë, Xhemil Ismalit në Raven.

Homazhe u bën edhe në varrezat e qytetit në Gostivar, ku u vendosen kurora te varri i Sefer Selimit, Selim Asllanit, Valdet Fejzullahu-Aliji dhe Xhezair Miftarit. Kurora me lule u vendosën edhe në pllakën përkujtimore të Kadri Zekës, Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës në Kollarë të Kërçovës dhe në varrin e dëshmorit Beqir Limani. Homazhet përfunduan në bustin e dëshmorit Mujdin Aliu në Poroj të Tetovës me vendosjen e kurorës me lule.

“Qëllimi i nisjes sonë nga qendra e Gostivarit është për të vetmin arsye, pasi këtu qëndron shtëpia e mallrave e cila në atë kohë u mbush me parullat Kosova Republikë, nga dora e vet e dëshmorit Xhemil Islami. Këto ishin vitet e hershme 82-86-të.

Vizituam varrezat e dëshmorëve të komunës së Gostivarit, duke filluar në Raven te Xhemil Islami, te varrezat e qytetit aty ku pushon Sefer Selimi për të cilin duhet te cekim se jemi në prag të 46-të vjetorit të vdekjes së tij, për të vazhduar në Sërmnovë, Forinë, në Negotinë në Kërçovë dhe për tu kthyer në Tetovë tek Mujdin Aliu”, tha Luan Veliu kryetar i këshillit organizativ dhe i Sh.K.A “Lulet e Malësisë” – Gostivar.

Në Kollarë të Kërçovës, anëtaret e këshillit organizativ u priten nga familjaret dhe të afërmit e dëshmorit Beqir Limani. “Sot jemi këtu për të nderuar dhe kujtuar dëshmorin e kësaj ane Beqir Limanin, i cili tashmë u bashkëngjit në altarin e dëshmorëve të kombit, dëshmorëve të atdheut.

Edhe për Kërçovën ky është një emocion i veçantë dhe ne jemi këtu për ti pritur ata të cilët vijnë për të na nderuar, njëkohësisht edhe ne do e vizitojmë Gostivarin për ta nderuar dhe për të krijuar këtë lidhshmëri të manifestimeve dhe kujtimeve për të gjithë të rënët sepse dhimbja është e përbashkët, dëshmorët janë dëshmorë, ata nuk njohin kufij dhe regjione”, tha Ibrahim Koça.

Këshilli organizativ për organizimin e manifestimit tradicional “Flaka e Janarit 2014, homazhe do bëhen edhe varrezat e dëshmorëve në Republikën e Kosovës, në Prizren, Gjilan, Pejë dhe Gjakovë. Në prag të 17 janarit të vitit 2014, datë që përkon me 32 vjetorin e vrasjes së Jusuf Gërvallës, Kardi Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, në organizim të Shoqërisë Kulturore Artistike “Lulet e Malësisë”, në Gostivar për të nëntin vit me radhë do të mbahet manifestimi tradicional “Flaka e Janarit 2014”.

Manifestimi do të mbahet me 16 Janar në Qendrën për Kulturë në Gostivar.zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat