Shkupi i gatshëm për mbledhje të përbashkëta të qeverive me Kosovën e Shqipërinë

Maqedonia

Shkupi i gatshëm për mbledhje të përbashkëta të qeverive me Kosovën e Shqipërinë

Më: 5 janar 2014 Në ora: 10:56

Shkup, 05 janar - Seancat e përbashkëta të qeverisë së Maqedonisë me qeverive të dy shteteve fqinje, Shqipërisë dhe Kosovës janë ende në përgatitje e sipër.

Zëdhënësi i qeverisë Muhamet Hoxha thotë nuk ka pengesa për organizimin e seancave të përbashkëta me qeveritë e dy shteteve por tani janë krijuar kushtet duke pasur parasysh faktin se në të dyja shtetet ishin në proces zgjedhor.

Nga qeveria e Maqedonisë thonë se ka gatishmëri nga të gjitha palët dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e të dyja vendeve për të caktuar datën dhe temat e diskutimit që do të kenë karakter rajonal ndërsa do të jenë në shërbim të qytetarëve.

Mbledhjet e përbashkëta të qeverive të vendeve të rajonit realizohen në kuadër të bashkëpunimit rajonal si parakusht për euro integrimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat