Shkup, kryetari i komunës Qendër paralajmëron rrëzimin e përmendores së car Dushanit

Maqedonia

Shkup, kryetari i komunës Qendër paralajmëron rrëzimin e përmendores së car Dushanit

Më: 11 dhjetor 2013 Në ora: 21:33

Kreu i Komunës Qendër Andrej Zhernovski paralajmëroi rrënimin e përmendores së Car Dushanit dhe 14 pwrmendoreve tw tjera tw vendosura nw mwnyrw tw paligjshme. Zhernovski u shpreh i prerë se të gjitha ndërtimet pa leje në territorin e Komunës Qendër, përfshirë edhe përmendoret, do të rrënohen.

“Duhet të largohet gjithçka që është vendosur ilegalisht në Komunën Qendër. Nuk do ti trajtoj përmendoret si diçka e veçantë. Vetën nëse punojmë parimisht mund ti ikim kurthit dhe shkopit ndër rrota që pushteti po tenton ta vë në komunën Qendër. Në fund të fundit do të shohim se kjo sjellje e qeverisë e cila nuk e di se kush e ka vendosur këtë përmendore do tu kthehet si bumerang”, tha Andrej Zhernovski, kryetar i Komunës Qendër.

Nga Komuna Qendwr njoftojnë se Komisioni i formuar ka konstatuar se këto përmendore janë ndërtime të egra dhe për to nuk ka kurrfarë dokumentacioni lidhur me porositësin, procedurat, sponsorin dhe çmimin e përmendoreve.

“Me vendim të vitit 2010 të Këshillit, duhej të vendosen 29 përmendore. Nëse tani shëtisni në Urën e civilizimeve do të shihni 38 përmendore, që do të thotë se nga ato që janë parashikuar nuk janë vendosur, por janë vendosur përmendore të reja”, u shpreh Katerina Canevska, zëdhënëse e Komunës Qendër.

Andrej Zhernovski gjithashtu konfirmoi se ka përfunduar procedura burokratike për 3 përmendoret shqiptare dhe ato do të vendosen së shpejti në kuadër të projektit Shkupi 2014.

“Nuk do të lejoj që këto 3 përmendore të jenë guri që do të na zë këmbën, jo vetëm mes kryesisë të Komunës Qendër, por as të bëhet temë ku mund të keqpërdoret situata ndëretnike në Maqedoni”, deklaroi Andrej Zhernovski, kryetar i Komunës Qendër.

Komuna Qendër që më parë kishte informuar se Këshilli komunal kishte miratuar vendim për vendosjen e 29 përmendoreve në Urën Sy, mes të cilëve nuk kishte vendim për përmendoren e Car Dushanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat