VMRO-PP: Ligj i përbashkët për “branitellat” dhe UÇK-në

Maqedonia

VMRO-PP: Ligj i përbashkët për “branitellat” dhe UÇK-në

Më: 15 gusht 2013 Në ora: 13:56

VMRO-Popullore e udhëhequr nga Lupço Georgievski ka reaguar për rastin që delegacion i BDI-së ditë më parë nderoi dëshmorët e rënë të UÇK-së në Sllupçan. Kështu, ajo ka kërkuar llogari nga rivali maqedonas VMRO-DPMNE për ligjin e “branitellave”, të propozuar nga viti i kaluar.

“Në gjitha gjykimet e këtij veprimi kishte qëndrime të VMRO-DPMNE-së se me këtë akt është shkelur dinjiteti i popullit maqedonas dhe se DPMNE është e rreshtuar që me çdo çmim të mbrojë atë.

Madje, si përgjigje të kësaj ata propozuan Ligj për ‘branitellat’ edhe atë me procedurë urgjente dhe me disa reagime të tyre ata provokuan partnerët e koalicionit dhe seriozisht prekën ndjenjat e shqiptarëve e që raportet ndëretnike i sollën në shkallën e një konflikti serioz.

VMRO-PP pyet se çfarë ndodhi për vetëm një vit që VMRO-DPMNE të mos jap asnjë koment lidhur me këtë. Vallë kjo do të thotë se VMRO-DPMNE shumë lehtë adaptohet në situatat e rikrijuara të imponuara nga BDI dhe me heshtje të pranojë si situata normale”?, ka pyetur VMRO-PP.

Me këtë rast, ajo ka ftuar partinë e Nikolla Gruevskit që të ndalojë me mënyrën e deritanishme të mbrojtjes së dinjitetit të popullit maqedonas, pasi me veprimet e saj vetëm se ka shkaktuar dëme.

Nga këtu, VMRO-PP ka apeluar që DPMNE menjëherë të tërheq ligjin e njëanshëm të ‘branitellave’ dhe të ulen bashkë me partnerin e tyre BDI të propozojnë ligj të përbashkët ku do të garantoheshin të drejtat e ‘branitellave’ dhe të pjesëtarëve të UÇK-së, pjesëmarrës në konfliktin e 2001. Kjo, sipas tyre, do të sjell në qetësimin historik të maqedonasve e shqiptarëve për bashkëjetesë të mëtejmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat