Sulmohet përsëri Shtëpia e Alfabetit

Maqedonia

Sulmohet përsëri Shtëpia e Alfabetit

Më: 14 korrik 2013 Në ora: 14:07

Shtëpia e Alfabetit Shqip në Manastir ka qenë sërish mbrëmë në shënjestër të albanofobëve maqedonas.

Persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me gurë objektin, duke thyer xhamat e derës hyrëse.

Ky është sulmi i dytë ndaj këtij institucioni, i cili është marrë nën mbrojtjen e Qeverisë dhe të Ministrisë së Kulturës.

Në sulmin e parë, ishte dëmtuar inventari i brendshëm i muzeut dhe dokumentet.

Qeveria ka marrë përsipër shpenzimet për riparimin e objektit, por ende pa përfunduar këto punime, sulmi tjetër ka ardhur sakaq.

Policia po punon në identifikimin dhe kapjen e dhunuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat