Samiti në Ohër, Fyle kërkon gjithëpërfshirje

Maqedonia

Samiti në Ohër, Fyle kërkon gjithëpërfshirje

Më: 31 maj 2013 Në ora: 15:32

Komesioneri për Zgjerim, Shtefan Fyle, i cili po merr pjesë në takimin në nivel ministror të Procesit për Bashkëpunim të Evropës Juglindore, nuk ka dashur të komentojë anulimin e samitit të presidentëve.

Nga Ohri, ku ka arritur mbrëmjen e djeshme, Fyle ka kërkuar megjithatë të respektohet parimi i gjithëpërfshirjes, siç ka qenë rasti i takimit të sotëm të krerëve të MPJ-ve.

“Për mua është shumë me rëndësi inkluziviteti i takimit. Pra, kjo që ne ulemi të gjithë sëbashku, përfshirë dhe Kosovën, si mysafir special”, ka theksuar Fyle.

Komesioneri ka folur para mediave për Marrëveshjen e 1 Marsit, ndërmjet VMRO-së dhe LSDM-së, duke kërkuar nga këto dy të fundit, të zbatojnë atë dhe t’u përgjigjen detyrave që kanë marrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat