Gjermania dhe SHBA kanë gisht në anulimin e Samitit të Ohrit?

Maqedonia

Gjermania dhe SHBA kanë gisht në anulimin e Samitit të Ohrit?

Më: 31 maj 2013 Në ora: 15:30

Pas anulimit të samitit të Ohrit, në pikëpyetje janë edhe takimet e ardhshme rajonale, ndërsa Perëndimi po e zgjeron listën e organizatave në të cilat sa më patë dëshiron të shohë përfaqësuesit e Prishtinës, shkruan sot shtypi serb.

Kundërshtimi i Serbisë, Be H dhe Rumanisë që në samit të marrë pjesë Kosova ishte shkas që Kroacia dhe Shqipëria të anulojnë shkuarjen, pas së cilës Prishtina e interpretoi këtë sesi Beogradi nuk po e respekton marrëveshjen Brukselit.
Ndërkaq, Dushan Prorokoviq drejtor ekzekutiv i Qendrës për Alternativa Strategjike thotë se Marrëveshja e Brukselit nuk ishte shkas që Kroacia të anulojë pjesëmarrjen në samit, por se kjo marrëveshje është mjet. Sipas tij, “prapa të gjithave qëndron Gjermania”, shkruan “Veçernje novosti”.
Detyrimin që Kosovës me fusnotë t’i lejohet hyrja në organzitatat rajonale, e tani Perëndimi ka marrë përsipër detyrimin që të hyjë në të gjitha që ekzistojnë.

Cedomir Antiq nga Klubi Përparimtar thotë se në prapavijë të debaklit të Ohrit qëndron Gjermania dhe SHBA-ja të cilat, sipas tij, me vite punojnë në dobësimin e pozicioneve serbe. Ata mendojnë, thotë ai, se Serbia është në panik të madh të integrimeve evropiane dhe se pranon çdo gjë që kërkon Brukseli, ndërsa , në anën tjetër, më nuk mund të llogarisin në sjelljen servile të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat