Qytetarët e Maqedonisë në Ukrainë pa viza

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë në Ukrainë pa viza

Më: 1 prill 2013 Në ora: 19:08

Shtetasit e Maqedonisë prej 16 marsit 2013 munden lirshëm, pa viza të hyjnë gjegjësisht të tranzitojnë përmes territorit të Ukrainës, nëse qëndrimi i tyre nuk tejkalon më shumë se 90 ditë, kumtoi MPJ.

Me rastin e sjelljes së këtij vendimi, ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Leonid Kozhara sot mbajti konferencë për shtyp në të cilën mori pjesë edhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Ukrainë, Aleksandar Spasenovski.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç, me Dekret e solli vendimin i cili është në fuqi deri më 15 mars të vitit 2015. Vendimi është sjellë nga pala ukrainase si rezultat i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e cila duke filluar nga 16 marsi 2013 nga njëra anë për periudhën deri më 15 mars 2018 i hoqi vizat për qëndrim afatshkurtër në Republikën e Maqedonisë për shtetasit e Ukrainës, ndërsa të cilët janë përfshirë në nenin 8 të Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës për kushtet për udhëtime të ndërsjella të qytetarëve.

Sipas MPJ-së, vendimet e Republikës së Maqedonisë dhe Ukrainës janë sjellë në frymën e zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve miqësore midis dy shteteve, veçanërisht në sferën e zhvillimit të turizmit dhe përforcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat