Maqedonia

Trajnime pėr policinė kufitare

Bota Sot | 13.11.2012 10:54
Trajnime pėr policinė kufitare

Policia kufitare e Maqedonisė, pėrmes trajnimeve tė reja nga ekspert amerikan nė tė ardhmen do tė jetė mė efikase dhe shumė mė shpejtė do tė detektojė tė gjitha format e krimit transitor. Kėshtu u shpreh Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska gjatė promovimit tė Programit pėr kontroll tė eksportit dhe sigurisė kufitare. Ndėrkohė, ambasadori amerikan nė Shkup, Poll Uollers tha se SHBA-tė edhe mė tej do tė vazhdojnė tė pėrkrahin Maqedoninė nė sferėn e sigurisė kufitare pasi ky edhe synim i pėrbashkėt i MPB-sė dhe ambasadės amerikane nė Shkup. Programi pėr kontrollin e eksportit dhe sigurisė kufitare realizohet nėpėrmjet sigurimit tė pėrkrahjes dhe donacioneve nga tė cilat janė siguruar mbi 900 mijė dollarė amerikan pėr pajisje dhe trajnime.

“Kjo pėr ne fillimisht d.m.th kontroll efikas i kufirit, i cili natyrisht se nuk do tė shkojė nė dėm tė liberalizimit, gjegjėsisht qarkullimit mė tė lirė dhe mė dinamik tė udhėtarėve dhe mallrave. Edukimi dhe trajnimi sistematik i potencialit njerėzor ėshtė njė nga fundamentet e ndėrtimit sistematik tė kapaciteteve institucionale”, tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

“Kėto trajnime janė angazhim i pėrbashkėt i MPB-sė dhe ambasadės amerikane nė Shkup me qėllim pėrparimin e kapaciteteve tė poicisė kufitare. Programi pėr kontroll tė eksportit dhe sigurisė kufitare po zbatohet tani mė 8 vite nė Maqedoni, nėpėrmjet sigurimit tė mbėshtetjes nė formė tė donacioneve nė pajisje dhe trajnimeve me qėllim tė pėrforcohen kapacitetet e Maqedonisė nė angazhimin e saj tė parandalimit tė tregėtisė me armė pėr shkatėrim nė masė dhe luftėn kundėr tė gjitha tregėtive jolegale”, tha Poll Uollers, ambasador i SHBA-ve nė Maqedoni

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus