Zendeli dhe Georgievski, nderohen me çmimin 23 tetori

Maqedonia

Zendeli dhe Georgievski, nderohen me çmimin 23 tetori

Më: 24 tetor 2012 Në ora: 10:56

Nga 30 kandidatë prej të cilëve vetëm dy shqiptar, çmimi ’23 tetori’ këtë vit iu nda shkrimtarit Halil Zendeli dhe piktorit Vlladimir Georgievski. Ky çmim bazohet në mirënjohjet e personaliteteve të ndryshme për veprimtarin e tyre në sferën e shkencës, kulturës dhe arsimit si dhe në mbrojtjen e interesave shtetërore dhe promovimin e prioriteteve dhe vlerave shtetërore të Maqedonisë,-theksoi kryetari i komisionit për ndarjen e këtij çmimi Vllado Kambovski. Ndërsa fituesit e çmimit u shprehën të privilegjuar nga përzgjedhja.
“Mu nda solemnisht çmimi ‘23 tetori’ që paraqet një mirënjohje të lartë për mua, paraqet një respekt dhe nder për mua dhe punën time në lëmin e kulturës dhe në fushën e veprimtarisë qoftë ajo botuese ose krijuese etj”, tha Halil Zendeli, shkrimtar.
“Këtë mirënjohje e shoh si obligim të fuqishëm që të vazhdojë edhe më tej të krijojë duke kremtuar fuqinë e frymës që e kremton lirinë. Nga vitet që janë pas meje dhe ekspozitat e shumta kuptova se piktori gjithë jetën e tij pikturon vetëm një pikturë. Në atë pikturë është qenia e tij me të gjitha shenjat që e bëjnë atë të papërsëritshëm dhe autentik”, tha Vlladimir Georgievski, piktor.
Deri tani çmimi ‘23 tetori’ iu është ndarë tre shqiptarëve Tahir Zajazit, Havzi Mustafës dhe së fundmi Halil Zendelit. Vitin e kaluar, ky çmim nuk i takoi asnjë personaliteti shqiptar ndërsa në konkursin e sivjetmë përveç Halil Zendelit kishte konkurruar edhe aktori Bajrush Mjaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat