Maqedonia

Gruevski: E ndjejmė fuqinė e sportit dhe prandaj investojmė nė terrene tė reja sportive

Bota Sot | 21.10.2012 11:02
Gruevski: E ndjejmė fuqinė e sportit dhe prandaj investojmė nė terrene tė reja sportive

Foto e Gruevskit nė rrjete sociale ėshtė komentuar se ai po u jep gola shqiptarėve

Nikolla Gruevski dhe ministri i Arsimit dhe Shkencės, Panēe Kralev sot nė Fakultetin teknik nė Manastir promovuan dy laboratorė pėr komunikacion dhe transport dhe pėr gjuhė tė huaja, ndėrsa nė shkollėn e mesme tė mjekėsisė "Dr. Jovan Kalauzi" e pėruruan sallėn sportive shkollore tė sapondėrtuar.

Nė solemnitetin nė Manastir kryeministri Gruevski theksoi se Qeveria nė disa vitet e kaluara realizoi disa projekte tė mėdha siē janė 35 salla tė mėdha sportive, 50 fusha futbolli, 145 salla sportive shkollore dhe 100 terrene pėr tenis, me ēka, siē tha, nė mėnyrė esenciale e ndryshoi pasqyrėn e sportit tė Maqedonisė.

"Nė rajonin e Manastirit e ndėrtuam sallėn e madhe sportive 'Pavell Shatev', ndėrtuam dy fusha tė mėdha futbolli, salla sportive shkollore nė shkollėn e mesme ekonomike 'Jane Sandanski' dhe shkollėn e mesme bujqėsore 'Kuzman Shapkarev', ndėrsa sot e pėrurojmė edhe sallėn e re sportive bashkėkohore nė shkollėn e mesme shkollore tė mjekėsisė e cila disponon me tė gjitha rekuizitat dhe hapėsirat e nevojshme pėr zhvillimin e orėve pėr edukatė fizike. Nuk ka mė improvizime, nuk ka mė orė pėr edukatė fizike nė shkolla tė tjera ose nėn qiellin e hapur", theksoi Gruevski dhe paralajmėroi vazhdimin e investimeve edhe nė fusha tė tjera tė cilat janė nė interes tė Manastirit.

Salla e re sportive nė shkollėn e mesme mjekėsore "Dr. Jovan Kalauzi" nė Manastir ėshtė nė sipėrfaqe prej 1.300 metra katrorė dhe tribunė pėr 400 shikues.

Ministri Kralev njoftoi se pėr ndėrtimin e sallės sportive janė investuar 40 milionė denarė, mjete tė siguruara nga banka pėr zhvillim nė kuadėr tė Kėshillit tė Evropės dhe Buxhetit tė Republikės sė Maqedonisė, si dhe me ndihmė nga komuna e Manastirit.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus