Filloi fushata për tubimin e kurbanëve

Maqedonia

Filloi fushata për tubimin e kurbanëve

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 10:56

Bashkësia Fetare Islame e RM të shtunën më 20 Tetor, filloi fushatën për tubimin e Kurbanëve të cilat qytetarët muslimanë të Maqedonisë dhe më gjerë do të mund ti dhurojnë për nxënësit e Medresesë Isa Beu.
Në konferencën për shtyp të mbajtur nga Kryetari i Komisionit të Kurbanëve Rexhep ef. Ziberi njoftoi të gjithë besimtarët muslimanë se Bashkësia Fetare Islame nga dita e shtunë ka filluar me fushatën e grumbullimit të kurbanëve të cilat besimtarët muslimanë i dedikojnë për medresenë Isa Beu. Ef. Ziberi gjithashtu shtoi se “njësoj si vitin e kaluar, çmimi i kurbanit do të jetë në kundërvlerë prej 100 euro”, duke ua bërë të ditur besimtarëve se edhe përkundër rritjes së çmimit të kafshëve të dedikuara për kurbanë, BFI ka vendosur që edhe këtë vit të mos ndryshon çmimi i kurbanit.
“Ashtu si çdo vit, mishi i cili do ti tejkalojë nevojat për nxënësit e medresesë, do tu shpërndahet të varfërve dhe nevojtarëve” tha ef. Ziberi duke nënvizuar dhe paralajmëruar të gjithë besimtarët për paraqitjen e disa personave apo “shoqatave private” se: “Njëherit, Bashkësia Fetare Islame si organ i vetëm që merret me organizimin e jetës fetare Islame në vend, njofton të gjithë besimtarët muslimanë se në vend janë paraqitur disa shoqata fantome, që për qëllime përfitimi personal, kanë marrë përsipër të bëjnë tubimin e të hollave të kurbanit, duke harruar se kurbani është adhurim me të cilin nuk lejohen lojëra, manipulime dhe keqpërdorime për përfitime personale.
Duke pasur parasysh se tubimi dhe therja e kurbaneve është e drejtë kushtetuese ekskluzive e Bashkësisë Fetare Islame, ua bëjmë me dije se Rijaseti do të merr masa juridiko ligjore ndaj të gjithë atyre të cilët atakojnë burimet financiare të Bashkësisë Fetare Islame dhe dëmtojnë organizimin e jetës fetare islame në vend”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat