Maqedonia

Raufi: ‘Dėshmitari i mbrojtur nuk dha asnjė provė relevante’

Bota Sot | 20.10.2012 17:20
Raufi: ‘Dëshmitari i mbrojtur nuk dha asnjë provë relevante’

Edhe pas dėgjimit tė dėshmitarit tė mbrojtur pėr rastin ‘Monstra’, nuk ka prova tė cilat dėshmojnė se tė akuzuarit janė kryerėsit e vėrtet tė vrasjes nė Smillkovcė, kėtė e deklaroi pėr Alsa-M, avokati mbrojtės i tė akuzuarve Naser Raufi. Ndryshe, dėshmitari i mbrojtur E1 pėr rastin e Smillkovcės, ka pėrfunduar mbrėmė dėshminė e tij. Ai pėr tre orė ka dėshmuar dhe ėshtė pėrgjigjur nė pyetjet e avokatit mbrojtės, gjykatėsit hetues dhe prokurorit.
“Prej deklaratės sė dėshmitarit nuk doli asgjė. Mendoj qė edhe me kėtė deklaratė, edhe tutje nuk ka prova. Bile tani jam edhe mė i sigurt qė kėto tė akuzuar nuk kanė faj pėr kėtė dėnim pėr tė cilin akuzohen. Sipas meje ndoshta do tė ketė edhe ndonjė veprim prej gjykatėsit hetues, si pėr shembull rekonstruksion nė vendin e ngjarjes dhe madje mendoj qė do tė ketė edhe aktakuzė, ajo ėshtė edhe arsyeja pėr kėtė dėshmitarin e rrezikuar, do tė thotė deklarata e tij qė tė ketė ndonjė farė sidokudo ndonjė bazė pėr akuzėn dhe tutje unė mendoj qė kjo si proces nuk duhet...mund tė jemi tė sigurt se nuk ka asnjė moment, asnjė provė tė themi qė inkriminon dikė prej tė akuzuarve”, deklaroi Naser Raufi, avokat.
Pėr dallim nga avokati Raufi, gjykatėsi hetues Vlladimir Tufekxhiq pas pėrfundimit tė dėshmisė, pėr mediat tha se nė fazėn e hetimeve janė nxjerrė disa dėshmi.
“Me kėtė dėshmitarė tė mbrojtur janė ndėrmarrė masa hetimore gjatė muajit shtator dhe kjo nėnkupton identifikim tė personave pėrmes fotografive. Marrja nė pyetje e dėshmtarit tė rrezikuar nė fazėn e hetimit ka pėrfunduar. Avokatėt, prokurori publik por edhe vet tė akuzuarit kishin mundėsi qė tė shtrojnė pyetje dhe tė marrin pėrgjigje rreth pyetjeve deri nė atė shkallė sa nuk preket nė zbardhjen e identitetit tė dėshmitarit tė mbrojtur”, u shpreh Vlladimir Tufekxhiē, gjykatės hetues.
Derisa mbrėmė dėshmonte dėshmitari i mbrojtur, prezenca e pjesėtarėve tė policisė pėr rreth gjykatės ishte e madhe. Para Gjyqit prezent ishin edhe familjarėt e personave qė ngarkohen pėr vrasjen e pesėfishtė. Ata ditė mė parė nė njė prononcim pėr Alsat kėrkuan lirimin e tė arrestuarve duke thėnė se procesi nė fjalė ėshtė i montuar pasi ata nuk kanė asnjė lidhje me kėtė vepėr qė nga Ministrja e Punėve tė Brendshme, Gordana Jankullovksa ishte cilėsuar si vepėr terroriste e kryer nga radikalė-islamik. Pėr vrasjen e pesėfishtė nė Smillkovė dyshohen pesė persona, dy prej tė cilėve ndodhen nė arrati ndėrsa tre tė tjerė nė paraburgim edhe atė qė nga 1 maji kur edhe u zhvillua aksioni ‘Monstra”.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus