Samit investues global në Ohër - urë me biznesmenët nga diaspora

Maqedonia

Samit investues global në Ohër - urë me biznesmenët nga diaspora

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 17:58

Samiti global investues sot zyrtarisht fillon në Ohër. Mbi 350 pjesëmarrës do të debatojnë për perspektivat globale ekonomike-politike, kushtet për zhvillim të biznesit në Maqedoni, klima investuese në Maqedoni...Samitin do ta hapin kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i Këshillit të drejtorëve të "Maqedoni 2025" Majk Zafirovski dhe drejtori i Samitit, Zoran Martinovski.

Motoja e Samitit është "Mundësi të reja. Përmes biznes diasporës deri te tregtia e rritur, invstime dhe rritja ekonomike", ndërsa qëllimi i organizatorit është përforcimi i bashkëpunimit mes biznesit vendor dhe diasporës nga mbarë bota.

Në sesionet plenare dhe panelet punuese do të marrin pjesë biznesmenë nga Maqedonia dhe nga diaspora, të cilët kanë dëshirë për investim në Maqedoni, përfaqësues qeveritarë dhe liderë të bizneseve të kompanive të njohura ndërkombëtare. Mes pjesëmarrësve janë menaxherë të theksuar të kompanive botërore me renome, si Nokia-Simens Netuorks, Raifajzen Bank...Do të marrë pjesë dhe kryetari i Këshillit të organizatës "Maqedonia 2025" dhe një këshilltar i lartë në Blekstoun Grup nga SHBA-ja, Majk Zafirovski, Xhon Bitov, pronar pjesës më të madhe të aksioneve të Obeliskut nga Kanadaja, drejtor i divizionit për bankari investuese të Kredit Suis dhe anëtar i Këshillit të "Maqedonia 2025".

Samit investues global në Ohër - urë me biznesmenët nga diaspora
Janë identifikuar disa sektorë konkurentë, nga të cilat priten pjesëmarrës si infrastruktura, resurse energjetike dhe natyrore, teknologji informatike-kompjuterike, prodhimtari dhe degë industriale, agrobiznes dhe përpunim i ushqimit, patundshmëri, ndërtintari dhe turizëm dhe shërbime financiare.

Samiti do të zgjatë deri më 21 tetor dhe gjatë mbajtjes së tij do të ketë gjashtë panele punuese në tema të ndryshme, ndërsa kompanitë do të kenë mundësi për mbajtjen e takime dypalëshe.

Samit investues global në Ohër - urë me biznesmenët nga diaspora
Konkluzionet të cilat do të dalin nga Samiti do të përmbajnë rekomandime dhe pritje nga liderët e lartë të biznesit nga Maqedonia dhe diaspora, qëllimi i së cilës do të jetë të mbështeten, nxiten dhe avancohen përpjekjet për investim në vend.

Organizata "Maqedonia 2025" është organizatë joprofitabile, e cila është vendosur në vendosjen e platformës për bashkëpunim biznesi mes Maqedonisë dhe diasporës dhe krijimi i biznes klimës prosperuese në vend. Është themeluar në vitin 2007 në Kraun Point, Indiana. Zyrën e saj në Shkup, organizata e ka hapur në vitin 2011. I kushtohet pozicionimit të Maqedonisë si destinacion i preferuar për investime të huaja të drejtpërdrejta, promovim i menaxhimit transparent dhe praktika korporative, krijim i klimës prosperuese për sipërmarrësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat