Kryetari i Parlamentit të Hungarisë për vizitë në Maqedoni

Maqedonia

Kryetari i Parlamentit të Hungarisë për vizitë në Maqedoni

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 11:30

Kryetari i Parlamentit të Hungarisë, Laslo Kover prej sot po qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë.
Gjatë kohës së vizitës është paraparë që Kover të takohet me kolegun e tij të Maqedonisë Trajko Veljanoski.
Është planifikuar që Kover sot të realizojë takime të veçanta edhe me kryetaren e Komitetit për marrëdhënie midis bashkësive, Ermira Mehmeti-Devaja, si dhe me koordinuesen e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat