Nesër në Shkup takimi Arifi - Sanino

Maqedonia

Nesër në Shkup takimi Arifi - Sanino

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 19:12

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane Dr. Teuta Arifi, do të realizojë takim me drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë për zgjerim të BE-së, Stefano Sanino.

Takimi do të mbahet të hënën (15 tetor 2012), në ora 11.00, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane.

Pas takimit do të ketë deklarata për mediat ndërsa xhiruesit dhe fotoreporterët do të mund të marrin pamje nga takimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat