Maqedonia

Hasan Prishtina nga sot e pėrgjithmonė nė Shkup

Bota Sot | 14.10.2012 17:39
Hasan Prishtina nga sot e pėrgjithmonė nė Shkup

Komuna e Ēairit ka pėrmbyllur me sukses projektin e vendosjes sė pėrmendores sė Hasan Prishtinės nė Shkup i cili edhe zyrtarisht do tė shpaloset sot me njė program tė posaēėm tė paraparė pėr kėtė eveniment.

Kryetari i Komunės sė Ēairit Izet Mexhiti tha se projekti pėrfundoi me sukses pėr shkak se lokacioni ku u vendos pėrmendorja e Hasan Prishtinės ėshtė njė nga mė tė frekuentuarat. Ai gjithashtu shtoi se Hasan Prishtina tanimė ėshtė nė vendin e tij ku edhe kishte luftuar pėr ēlirimin e Shkupit.

“Ashtu siē edhe u planifikua jemi nė pėrfundim, nė pėrmbyllje tė kėtij projekti kombėtar tė vendosjes sė figurės sė Hasan Prishtinės nė kėtė lokacion nė kėtė rrugė e cila ėshtė mė frekuente nė Republikėn e Maqedonisė. Mund tė them se prej kėtij momenti ėshtė projekt i pėrmbyllur me sukses i cili krijon emocione tek unė si kryetar komune po edhe tek tė gjithė shqiptarėt qė e ndjejnė Hasan Prishtinėn njė lider tė natyrshėm, lider i cili Shkupin e ndjen si qytet tė vetin, edhe siē pėrmendet si Shkupi i Hasan Prishtinės”, Izet Mexhiti, kryetar i Komunės sė Ēairit.

Emocionet qė kishin kapluar familjarin Memet Prishtina nuk lejuan qė ai tė flasė shumė rreth vendosjes sė pėrmendores. Ai uroi gjithė shqiptarėt pėr vendosjen e pėrmendores.

“Ėshtė njė gėzim i pa pėrshkruar pėr familjen, pėr gjithė ne qė pėrfundimisht erdhi kjo ditė qė po e gėzojmė qė Hasan Prishtina po pėrjetėsohet nė mes tė Shkupit, nė mesin e gjithė atyre qė i ka dashtė mė sė shumti dhe sigurisht qė e paskan dashtė sepse e pranuan dhe e pėrqafuan ashtu si ka qenė para 100 vjetėsh. Kam emocion dhe nuk di si ta pėrshkruaj kėtė ndjenjė tė veēantė, pra urime dhe pėrhajėr na qoftė tė gjithėve dhe gjithė shqiptarėve”, tha Memet Prishtina, familjar.

Pėrmendorja e Hasan Prishtinės e derdhur nė bronz dhe me njė lartėsi prej 3 ėshtė vepėr e skulptorit Artan Peqini. I gjithė projekti kap vlerėn prej 72 mijė euro, ndėrsa ėshtė donacion i Mehmet Prishtinės, familjar i heroit shqiptar. Njė vit mė parė shtatorja e Hasan Prishtinės u ngrit edhe nė Prishtinė ndėrsa nė nėntor do tė vendoset edhe nė Tiranė. Ndryshe sot nė organizim tė Institutit pėr trashėgimi kulturore tė shqiptarėve ėshtė mbajtur edhe konferenca shkencore “Veprimtaria atdhetare te Hasan Prishtinės” ku me referate u paraqitėn studiues nga Shkupi, Prishtina e Tirana.

Komentet

Komente (1) | Kthehu

e nderuar redaksi e botes sot.ju pergzoi per lajme te sakta dhe te shpejta.por dua te them se ky mehmet aliuka nuk esht familjar i heroit hasan prishtina ky esht nje matrapaz dhe hajn te gjith ata shqiptar ne gjermani mund ta njohin kit matrapaz dhe hajn ky nuk ka gjak as lidhje te aferta me hasan prishtinen lagja veliu ka por qe kan aliukt kjo sesht e vertet koha do ta tjegoi se ky mehmet aliuka asht nje hajn

hazir @ 15/10/2012 08:39