Hapet Kongresi i katërt i ekologjistëve të Maqedonisë

Maqedonia

Hapet Kongresi i katërt i ekologjistëve të Maqedonisë

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 20:02

Më shumë se 270 punonjës shkencorë, ekspert nga sfera e ekologjisë dhe mysafitë marrin pjesë në punën e Kongresit të 4-të të ekologjistëve të Maqedonisë, që prej sot e deri më 15 tetor do të mbahet në Ohër.

"Mbajtja e këtij Kongresi ndërkombëtar është me rëndësi të madhe, si për ekologët e Maqedonisë, ashtu edhe për ne si institucion, përgjegjës për ambientin e jetesës, duke marrë parasysh se ky është tubim i vetëm shkencor i tipit të tillë që organizohet në shtet", deklaroi ministri i Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi në fjalimin para pjesëmarrësve të Kongresit.

Ai me këtë rast e theksoi dobinë nga aktivitetet dhe tubimet e tilla, ku përpunohen tema shkencore dhe profesionale, pavarësisht që Ministria e Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor në pjesën më të madhe e ka rregulluar sferën, përmes ligjeve tlë miratuara dhe akteve nënligjore të harmonizuara me normativën evropiane.

"Ato janë vegël për ndjekjen e zhvillimit të mendimit shkencor dhe hulumtues edhe në qarqet e vendit edhe ato ndërkombëtare shkencore. Jemi të vetëdijhsëm se ligj i mirë është ligji i zbatueshëm. Që të mund aktet ligjore dhe nënligjore, të cilat ne i miratojmë, mirë ta rregullojnë sferën, duhet të bazohen në bazë të mirë dhe dhe në aspektin shklencor të përmbajtur. Për këtë shkak, Juve, opinionin shkencor Ju konsiderojmë si partner të rëndësishëm, ndërsa punët e Juaja shkencoro-hulumutese si subliment të rëndësishëm gjatë miratimit të vendimeve të mira dhe udhëheqjen e politikave të mira", shtoi Ademi në hapjen e Kongresit.

Hapet Kongresi i katërt i ekologjistëve të Maqedonisë
Kryetari i Shoqatës ekologjike të Maqedonisë, Lupço Melovski theksoi se për ekologët nga Maqedonia, nga vendet nga rajoni dhe më gjerë, tubimet e tilla janë ngjarje të rëndësishme, prej aty se këto janë mundësi të vetme që të prezantohet puna e shoqatave ekologjike, por edhe këmbim i përvojave.

Ndryshe, Kongresi në Ohër është me karakter ndërkombëtar, me prani të ekspertëve dhe mysafirëve nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Norvegjia, Zvicra, Gjermania, Italia, Greqia, Bullgaria, Sllovenia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Serbia. Në forumin në ohër do të prezantohen gjithsej 183 punë shkencore nga sfera e ekologjisë dhe mbrojtjes së ambientit të jetesës.

Organizator i tubimit është Shoqata ekologjike e Maqedonisë, e cila këtë vit shënon jubileun 40-vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat