Maqedonia

Integrimi i Maqedonisė, peng i kontestit me Greqinė

Bota Sot | 12.10.2012 12:46
Integrimi i Maqedonisė, peng i kontestit me Greqinė

Vendimi i Komisionit Evropian pėr tė rekomanduar nisjen e negociatave me Maqedoninė pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian dhe paralelisht me kėtė tė zhvillohet edhe procesi i zgjidhjes sė kontestit rreth emrit me Greqinė, madje nė fazėn mė tė hershme tė negociatave, ėshtė vlerėsuar si moment i ri nė procesin e integrimit tė vendit nė BE dhe NATO.

Por, njohėsit e zhvillimeve ndėrkombėtare janė tė ndarė nė qėndrime nėse ky rekomandim do tė kalojė nė samitin e dhjetorit tė Kėshillit tė Ministrave tė BE-sė.

“Parimisht, kjo iniciativė na gėzon tė gjithė neve. Megjithatė, mendoj se vėshtirė se do tė realizohet. Ne nuk duhet tė harrojmė se bėhet fjalė pėr njė unionin ku kėta hapa koordinohen sė bashku me Greqinė. Mendoj se nėse politika greke nuk merr garanci serioze se nė njė afat sa mė tė shkurtėr mund tė zgjidhet ēėshtja e emrit, ata nuk do tė lejojnė qė nė samitin e dhjetorit Maqedonia tė fillojė negociatat dhe mė pas tė zgjidhė ēėshtjen e emrit”, thotė Denko Maleski, ish-ministėr i Jashtėm.
Maleski shton se kontesti vėshtirė se do tė zgjidhet sikur edhe Greqia t’i jepte mbėshtetje rekomandimit tė komisionarit Fyle, qė krahas negociatave tė punohet edhe pėr arritjen e kompromisit pėr ēėshtjen e emrit.

“Problemi i zgjidhjes sė ēėshtjes sė emrit do tė jetė shumė i vėshtirė, pasi flitet pėr nevojėn e organizimit tė referendumit nė Maqedoni dhe shumė aspekte tjera, kėshtu qė pėr fat tė keq mendoj se zgjidhje vėshtirė se do tė ketė”.

“Pala greke frikėsohet se nėse i jepet ky shans qeverisė maqedonase, atėherė ajo mund t’i shmanget obligimit tjetėr tė zgjidhjes sė kontestit, pra ėshtė njė ēėshtje shumė delikate”, shton Maleski.

Por, nga ana tjetėr, Ismet Ramadani, nėnkryetar i Kėshillit Euroatlantik thotė se rekomandimi i ri i Komisionit Evropian ėshtė dėshmi e qartė se BE-ja ėshtė mė e vendosur se asnjėherė mė parė pėr zgjidhjen e kontestit rreth emrit.

“Kjo tregon se Bashkimi Evropian tani thuajse direkt ėshtė involvuar qė Maqedoninė ta mbajė nėn kontroll me atė qė do tė ndikojė edhe nė zgjidhjen e ēėshtjes sė emrit. Nėse nė fazėn e parė tė dhėnies sė datės pėr bisedimet, kemi ndėrhyrje tė Bashkimit Evropian, atėherė kjo do tė thotė se do tė rritet presioni mbi Greqinė, por edhe mbi Maqedoninė, sepse edhe BE-ja ėshtė lodhur nga kjo situatė e status quo-sė ”, deklaron Ramadani.

Ai nuk pėrjashton mundėsinė qė kjo ēėshtje tė fillojė tė zgjidhet nė fillim tė vitit tė ardhshėm, ndėrsa nuk beson se kėsaj do tė mund t’i shmanget qeveria aktuale, e cila shumė herė deri mė tani ka gjetur arsyetime nga mė tė ndryshmet pėr t'iu shmangur arritjen sė kompromisit.

“Tani do t'ju ngushtohet rrethi, respektivisht Maqedonia do tė gjendet nė njė situatė ku nuk do tė ketė shumė mundėsi tani qė t’i ikė zgjidhjes dhe me siguri se nė fillim tė vitit qė vjen, Maqedonia do tė detyrohet nė njė mėnyrė qė t’i japė fund zgjidhjes apo arritjes sė kompromisit”, thekson Ramadani.

Ndryshe, pėrveē ēėshtjes sė emrit raporti i progresit i KE-sė pėr Maqedoninė pėrfshin edhe fusha tjera. Nė tė vlerėsohet pozitivisht puna e bėrė nė drejtim tė pėrmbushjes sė reformave, por apostrofohen edhe problemet nė sferėn e raporteve ndėretnike, si ēėshtja e zhdėmtimit tė viktimave nga konflikti i vitit 2001, si dhe pėrballja e institucioneve me papunėsinė dhe varfėrinė si dy sfida kryesore pėr institucionet.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus