KE nesër do ta publikojë raportin për Maqedoninë

Maqedonia

KE nesër do ta publikojë raportin për Maqedoninë

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 19:36

Rekomandim të ri, i katërti me radhë për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe vërejtje deri te Këshilli i Unionit ta mundësojë këtë pa anulimin e mëtejmë, pritet të përmbajë raporti më i ri i Komisionit Evropian për progresin e vendit, që zyrtarisht komisionari për zgjerim Shtefan Fyle do ta prezantojë nesër në Bruksel.

Sipas draft-versionit të raportit, siç transmeton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, konstatimet e KE-së për Maqedoninë janë në pozitivet deri më tani.

Në progres-raportin individual për vendin, i cili do të jetë midis 50 dhe 70 faqeve, pritet një deri në dy herë të përmendet mbiemri "maqedonas" në lidhje me gjuhën dhe popullin, me qëllim që të kënaqen kërkesat e përfaqësuesve më të lartë politikë të Maqedonisë.

"Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë e mori statusin e kandidatit në vitin 2005. Në vitin 2009, Komisioni vlerësoi se vendi mjaftueshëm i ka plotësuar kriteret politike dhe rekomandoi hapjen e negociatave për anëtarësim. Ky rekomandim u përsërit nga ana e KE-së edhe në vitin 2010 dhe 2011, si dhe tani në vitin 2012", thuhet në draft-versionin e Strategjisë për zgjerim në të cilën ndodhet rezymeja nga progres-raportet për secilin vend që ndodhet në këtë proces.

Strategjia për zgjerim për vitin 2012-2013, përveç për Maqedoninë ka të bëjë edhe për gjashtë vende të tjera (Turqinë, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinën dhe Islandën), ndërsa Komisioni po përgatit një studim fizibiliti për Kosovën dhe raport gjithëpërfshirës për monitorimin mbi Kroacinë, e cila vitin e ardhshëm bëhet anëtare e plotfuqishme e Unionit.

Në lidhje me Republikën e Maqedonisë, Komisioni potencon se "fuqimisht beson se zhvillimi i procesit të inkuadrimit të vendit në fazën e ardhshme është i nevojshëm me qëllim që të konsolidohen tempoja dhe qëndrueshmëria e reformave, veçanërisht në lidhje me qeverisjen e së drejtës, si dhe për përforcimin e marrëdhënieve ndëretnike", nga i cili shtohet, rajoni si tërësi do të ketë dobi".

Komisioni thekson se: "vendi vazhdon t'i plotësojë obligimet e tij në kuadër të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim (MSA). Komisioni e ruan rekomandimin e tij që të kalojë në fazën e dytë të asociacionit dhe e inkurajon Këshillin e BE-së të veprojë për këtë pa anulimin e mëtejmë, në pajtim me dispozitat relevante të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim". Kjo e konfirmon faktin se KE-ja kërkon nga Greqia që të mos e pengojë Maqedoninë në Këshillin e dhjetorit BE-së t'i lejojë që të marrim datë për fillimin e negociatave.

"Vendi vazhdon mjaftueshëm t'i plotësojë kriteret politike. Qeveria e vendosi BE-axhendën në qendër të aktiviteteve të saj. Dialogu inkuadrues i nivelit të lartë (HLAD) me Komisionin shërben si katalizator për përshpejtimin e reformave dhe kontribuoi për zhvillim të dukshëm në një numër të madh të sferave politike kyçe. Qeveria shtroi propozim deri te Kuvendi për përmirësimin e kornizës ligjore për zgjidhje dhe në sferën e lirisë së shprehjes për dekriminalizimin e shpifjes. Rishikimi i parë i Qeverisë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit siguroi vegël për përdorim për përforcimin e dialogut ndëretnik", theksohet në raportin e KE-së.

Komisioni propozon edhe se "momentumi i reformave duhet të mirëmbahet në të gjitha sferat nga kriteret politike, posaçërisht të sigurohet zbatimi i tyre". Sipas KE-së, kjo është posaçërisht e rëndësishme në qeverisjen e së drejtës, duke përfshirë lirinë e shprehjes, ku sipas Komisionit duhet të përforcohen përpjekjet.

"Dialogu në tryezën e rrumbullakët midis Qeverisë dhe Shoqatë së gazetarëve duhet të vazhdojë të jetë forum i dobishëm për zgjidhjen e sfidave kyçe lidhur me mediat. Tensionet midis bashkësive pas incidenteve të dhunshme në gjysmën e parë të vitit 2012 shkaktuan shqetësim. Qeveria iu përgjigj me pjekuri kësaj sfide dhe duhet të punohet në përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndëretnike dhe pajtimit, posaçërisht në dritë të debatit lidhur me viktimat nga konflikti i vitit 2011", potencoi Komisioni Evropian.

Në raportin kyç të Komisionit për Maqedonisë, në fokus është edhe kontesti i imponuar për emrin me Greqinë, në Strategjinë e saj për zgjerim lidhur me vendin tonë, thekson se dialogu nën patronazhin e OKB-së që po zhvillohet nga viti 1990 edhe pse nga viti 2009 është plotësuar me kontakte bilaterale, duke përfshirë edhe nivelin e kryeministrit, deri më tani nuk solli kurrfarë rezultati.

KE-ja e përmend edhe aktvendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me të cilin konfirmoi se Greqia e ka shkelur Marrëveshjen kohore me Maqedoninë me kundërshtimin e pranimit të saj në NATO në Samitin në Bukuresht në vitin 2008. Mbetet esenciale, thotë Komisioni, zhvillimi i marrëdhënieve të mira fqinje, duke përfshirë zgjidhje kompromise dhe të pranueshme të ndërsjellë për emrin, nën patronazhin e KB-së.

"Zgjidhje mund të gjendet pa anulimin e mëtejmë. Aksione dhe deklarata që negativisht mund të ndikojnë në marrëdhëniet e mira fqinjësore duhet të evitohen", rekomandon Komisioni në fund.

Zëvendëskryeministrja për Çështje Evropiane, Teuta Arifi në pritje të publikimit të raportit, shprehu pritje se Maqedonia do të marrë raport pozitiv, por sipas saj, herët është të parashikohet nëse në samitin në dhjetor shteti do të marrë datë për negociata.

"Vlerësoj se duhet të presim raport pozitiv, i cili do të jetë shprehje e realitetit tonë. Vlerësimet për progresin tonë, BE-ja nuk i bën për 'hatër'. Unë vlerësoj se transparenca dhe kritika e tyre do të mbeten dhe kjo është mirë, por vlerësimi i tyre në këtë periudhë bazohej në prioritetet e kontraktuara, të cilat ne i dhamë së bashku me ta dhe në bazë të atyre prioriteteve ne jemi vlerësuar pozitivisht", thotë zëvendëskryeministrja Arifi.

Sipas paralajmërimeve të KE-së, konferenca për shtyp e komisionarit për Zgjerim Shtefan Fyle në Bruksel në të cilën do t'i prezantojë raportet për vendet kandidate për anëtarësim dhe të kandidateve potenciale, është caktuar për në orën 13:30.

Pas konferencës për shtyp të Fyles, raporti për progresin e Republikës së Maqedonisë në BE Info qendrën në Shkup do ta prezantojë edhe euroambasadori Aivo Orav, i cili dokumentin do t'ua dorëzojë presidentit Gjorge Ivanov, kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat