“Zgjohu” kundër LSDM-së e VMRO-DPMNE-së

Maqedonia

“Zgjohu” kundër LSDM-së e VMRO-DPMNE-së

Më: 7 tetor 2012 Në ora: 15:44

Lëvizja Qytetare “Zgjohu”! shprehet e dëshpëruar nga qëndrimet e partive politike maqedonase gjatë seancës parlamentare për mocionin për votëbesim të Qeverisë të thirrur nga opozita maqedonase.

Mocioni opozitar për votëbesim i LSDM-së, sipas tyre, ishtë plotësisht kundër shqiptarëve në Maqedoni dhe vlerat të cilat janë të shenjta për shqiptarët si: gjuha shqipe, flamuri kombëtar, himni kombëtar, UÇK, riemërtimin e shkollave me emra të veprimtarëve kombëtar, etj.

“Një iniciativë e tillë dëshmon që koncepti i LSDM-së mbetet i pareformuar dhe i ngjason viteve të 90 kur shqiptarëve ju mohoheshte e drejta për gjuhë, arsim, simbole kombëtare, etj.

Nga ana tjetër, fjalimi i kryeministrit dhe kryetarit të VMRO DPMNE ishte tërësisht i njëanshëm, nga pikëpamja e tij personale që pretendonte të përfaqësojë ndjenjat vetëm të komunitetit të cilit ai i përket.

Duke përsëritur qëndrimet e veta intime, Kryeministri Gruevski edhe njëherë tregoi se është kryeministër vetëm i anëtarësisë së partisë së vet dhe të komunitetit të vet.

Ai, sikurse edhe LSDM, nuk bën asnjë përpjekje të demonostron se shqetësohet edhe për fatin e shqiptarëve dhe të të tjerëve në Maqedoni. Ne, në “Zgjohu”! kemi një lajm për Kryeministrin, VMRO-në dhe LSDM-në, ligji për ‘branitella’ nuk kalon’”, thonë në “Zgjohu”.

“Maqedonia është shtet demokratik dhe multietnik me institucione të veta shtetërore të cilat në vend se të përforcohen, opinionit i servohen qëndrimet personale të kryeministrit si të paprekshme dhe të padiskutueshme”, shtojnë ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat