Zyrtarët e AK-së arrijnë me dy orë vonesë

Maqedonia

Zyrtarët e AK-së arrijnë me dy orë vonesë

Më: 7 tetor 2012 Në ora: 15:40

Me dy orë vonesë, kanë arritur në Shkup tre zyrtarët e Aleancës Kuqezi. Debati, i cili qe gati për të dështuar, ka filluar tashmë.
Alban Daci, sekretar për Arsim pranë AK-së, Lumturie Ratkoceri, sekretar për të Drejtat e Njeriut dhe Eduart Kaca, sekretar politik, duhej të ishin në ora 11 e 30 në një nga restorantet në Shkup, ku ishte i paralajmëruar debati në temën “Mundësia për një front të përbashkët shqiptar”.
Sqarimet e organizatorëve vendas të këtij debati kanë qenë se mosardhja në kohë e tre zyrtarëve të AK-së i dedikohet pengesave që kanë pasur ata në pikën kufitare në Qafëthanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat