Hapet solemnisht objekti i rikonstruar i shkollës fillore "Liria" - në Çair

Maqedonia

Hapet solemnisht objekti i rikonstruar i shkollës fillore "Liria" - në Çair

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 22:17

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi ka marrë pjesë sot në lëshimin solemn të Sh.F.“Liria” në komunën e Çairit.

“Shprehim respekt për veteranët e arsimit duke e pasur parasysh se kjo shkollë është një prej shkollave më të vjetra dhe me gjithë vështirësitë ata mbi supet e veta kanë kaluar gjitha vështirësitë dhe represionet që shkolla ‘Liria’ t’iprodhojëkuadrojo vetëm Çairit, por edhe rrethinëspër arsye se të rralla kanë qenë shkolla si ‘Liria’.

Me këtë rast, ne si përfaqësues të pushtetit qendrorjemi këtu që të dëshmojmë mbështetjen që të ndihmojmë që të rinovohen ose të ndërtojmë edhe të reja sipas nevojave në të ardhmen, për arsye se vetëm përmes konkurrencës me dituri dhe dije ne mundë të konkurrojmëme popujt e civilizuar të Evropës, dhe uroj në këtë rast që stafi pedagogjik aktual me respekt të vazhdojë luftën e dijes dhe të shndërrit gjenerata të reja të cilat do të vazhdojnë me punëntë cilët ne po përpiqemi t’i avancojmë”, tha Xhaferi.

Hapet solemnisht objekti i rikonstruktuar i SHF - Liria - në Çair

Në ngjarje kanë marrë pjesë edhe kreu i Çairit Izet Mexhiti dhe zyrtarë tjerë të BDI-së. Ndërkaq, projekti është rikonstruktuar me masa për efikasitet energjetik në bashkëfinancim mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Komunës së Çairit.

Hapet solemnisht objekti i rikonstruktuar i SHF - Liria - në Çair
Ministri Saraçini tha se sot është përfunduar një projekt i suksesshëm, i cili do tu mundësoj nxënësve të kësaj shkolle kushte më të mira për mësim ndërsa arsimtrëve kushte më ët mira për punë.

‘Përveç që fëmijët tonë do të ndjekin mësimin dhe do të kalojnë kohën në një shkollë më të bukur dhe më të pastër, ky projekt ka edhe rëndësi më të madhe. Në fakt, me rikonstruktimin e shkollës dhe me implementimin e materialeve ndërtimore efikase dhe të ndriçuese kursyese, ky objekt në të ardhmen do të kursej energji në nivel vjetor prej 30%, që në kushtet e energensave gjithnjë e më të shtrenjta është jashtëzakonisht e rëndësishme’, deklaroi Saraçini.

Saraçni shtoi se vlerësimet fillestare tregojnë se si rezultat i rikonstruktimit, kursimet në bazë të kësaj do të kenë vlerë mbi 50.000 dollarë në vit. Përveç kursimit të energjisë dhe zvogëlimit të shpenzimeve, përmes realizimit të këtij projekti në mënyrë të drejtpërdrejtë nxitet zhvillimi në nivel lokal, sepse këto mjete të cilat do të kursehen si rezultat i efikasitetit energjetik do të mund të dedikohen në projekte tjera të cilat do të jenë në interes ë qytetarëve.


Hapet solemnisht objekti i rikonstruktuar i SHF - Liria - në Çair

‘Gjithçka të mirë që kemi ne si shqiptarë në Shkup, buron nga shkolla fillore ‘Liria’. Nga puna e palodhshme e shumë arsimtarëve, që punuan dhe sakrifikuan gjithçka nga vetja e tyre, neve sot kemi elitën politiike, atë të biznesit, artistët dhe gjithçka tjetër. Nëse dikush e ka merituar më së shumti një renovim të tillë, ajo është shkolla fillore ‘Liria’, neve vetëm se ai kthyem asaj një borxh të madh që ia kemi’, deklaroi Mexhiti.

Gjatë evenimentit, komuna e Çairit ndau mirënjohje për arsimatarët e penzionuar, veteranë të arsimit shqip në Shkup.
Ndryshe me këtë projekt në vlerë prej 400 mijë dollarësh e që është bashkëfinansim mes Ministrisë së ekonomisë përmes projektit GEF për efikasitet energjetik, dhe komunës së Çairit është kryer rikonstruktimi i tërësishëm i fasadës së shkollës, ndërsa janë zëvendësuar të gjitha dyert dhe dritaret. Përveç kësaj është vendosur instalimi i ri i sistemit të ngrohjes, ndërsa janë zëvendësuar të gjitha ndriçueset me ndriçuese të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat