Ivanov nesër dhe pasnesër për vizitë zyrtare në BeH

Maqedonia

Ivanov nesër dhe pasnesër për vizitë zyrtare në BeH

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 17:52

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë.

Në suaza të vizitës, presidenti Ivanov në Srajevë do të realizojë takim me kryetarin e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, me anëtarët e kolegjiumit të dy Dhomave të Parlamentit dhe me kryetarin e Këshillit të ministrave të Bosnjës e Hercegovinës.

Presidenti Ivanov do ta vizitojë bazën e EUFOR-it, ku do të realizojë takim me ekipin mjekësor "Altea" nga Republika e Maqedonisë dhe do të vendosë lule në përkujtimoren e pjesëtarëve të ARM-së që e humbën jetën.

Lëvizja Evropiane e Bosnjës e Hercegovinës, do ta dekorojë presidentin e Maqedonisë me Medalje për partneritet rajonal evropian, zhvillimin e miqësive dhe procesin e pajtimit dhe mirëkuptim më të mirë mes popujve në këtë pjesë të Evropës.

Shefi i shtetit do ta vizitojë edhe Banja Lukën, ku do të realizojë takim me kryetarin e Republikës Sërbska Milorad Dodik, me kryetarin e Kuvendit kombëtar të Republikës së Serbisë dhe me Shoqatën e emigrantëve nga Republika e Maqedonisë në Banja Lukë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat