Maqedonia

Maqedonia humb tregun e Kosovės

Bota Sot | 03.10.2012 16:24
Maqedonia humb tregun e Kosovës

Tė dhėnat zyrtare flasin se nė gjashtėmujorin e parė tė kėtij viti, shkėmbimi tregtar me Kosovėn shėnon rėnie drastike, pėr 18.6 pėr qind.

Enti Shtetėror i Statistikave ka bėrė tė ditur se shkėmbimi tregtar ndėrmjet Maqedonisė dhe Kosovės nė gjashtė muajt e parė tė kėtij viti ėshtė 250 milionė dollarė, derisa vitin e kaluar, nė tė njėjtėn periudhė kohore ky shkėmbim kishte arritur vlerėn e pėrgjithshme nė 307 milionė dollarė. Prej tyre, 286 milionė i takonin eksportit tė mallrave maqedonase nė Kosovė.

Nga kjo del qartė se shkėmbimi tregtar ndėrmjet dy vendeve gjatė gjashtė muajve tė parė tė kėtij viti, ka shėnuar rėnie pėr rreth 57 milionė dollarė.

Maqedonia, pėr kėtė periudhė ka eksportuar nė Kosovė mallra nė vlerė rreth 51 milionė dollarė mė pak, ndėrsa importi ka shėnuar rėnie prej 6 milionė dollarėsh.

Kryetari i Odės Ekonomike tė Maqedonisė Veri-Perėndimore, Menderes Kuēi, konsideron se humbja e tregut kosovar, do t`i kushtojė shumė zhvillimit ekonomik tė Maqedonisė, veēanėrisht pėr faktin se Maqedonia me Kosovėn ka njė suficit tė madh, edhe atė prej 220 milionė dollarėsh.

“Nuk mbetet asnjė takim yni qė kemi me Qeverinė dhe qė njėkohėsisht nuk diskutojmė shqetėsimin tonė, qė Maqedonia duhet tė fokusohet nė tregun rajonal. Por, siē duket kėtu ka gisht politika, pra nėse mund tė shprehem kushtimisht edhe atėherė kur ėshtė fjala pėr tregun shqiptar, synohet disi tė anashkalohet. Nė rastin konkret, ėshtė e vėrtetė se humbasin shumė biznesmenėt shqiptarė, por mė shumė humb shteti nė pėrgjithėsi, sepse Maqedonia humb tregun mė tė madh tė sajin qė ka”, vlerėson Kuēi.

Sipas tij, autoritetet maqedonase janė vonuar shumė nė kėtė drejtim, sepse kostoja e humbjes sė tregut, do tė jetė edhe mė e madhe, pėr faktin se tregu i humbur ėshtė shumė mė vėshtirė tė rikthehet, sesa tė hapet njė treg i ri.

“Jo gjithmonė janė vlerat absolute ato, tė cilat duhet tė na shqetėsojnė neve. E, neve duhet tė na shqetėsojė fakti se po humbim njė treg qė nesėr do ta kemi shumė vėshtirė pėr ta kthyer. Pa marrė parasysh, edhe biznesi kosovar nuk mund tė udhėhiqet nga emocionet se po bashkėpunon me vėllezėrit shqiptarė kėndej kufirit, nė Maqedoni, por do tė orientohet kah profiti. Thjesht, njė produkt i cili hyn nė treg, ai vėshtirė mund tė zėvendėsohet me njė produkt tjetėr. Por, njė produkt, nėse e humb tregun e vet, ai edhe mė vėshtirė e ka tė kthehet te konsumatorėt e njėjtė”, konsideron Kuēi.

Nga ana tjetėr, Branko Azevski, problemin pėr humbjen e tregu kosovar e sheh nė mungesėn e infrastrukturės rrugore dhe investimeve tė pamjaftueshme nga ana e qeverisė pėr tė investuar pikėrisht nė infrastrukturė.

“Problemi mbase ėshtė hapja e autostradės pėrmes Shqipėrisė, me ēka njė pjesė e kompanive kosovare mė lehtė e kanė qė tė dalin nė portin e Durrėsit, kurse mė parė transitonin nėpėr Maqedoni drejt portit tė Selanikut”, shprehet Azevski, kryetar i Odės Ekonomike tė Maqedonisė.

Azevski thekson se nga kryeministri i Maqedonisė ka marrė premtim se vitin e ardhshėm do tė fillojė ndėrtimi i autostradės Shkup-Bllacė, e cila ėshtė dhėnė me koncesion.

Ndėrkohė, Mirēe Cekrexhi, kryetar i Lidhjes sė Odave Ekonomike tė Maqedonisė, thotė se autoritetet shtetėrore disa herė kanė paralajmėruar hapjen e vendkalimeve tė reja kufitare dhe lehtėsime pėr shkėmbim tregtar ndėrmjet dy vendeve, por kjo nė praktikė vėshtirė ėshtė realizuar.

“Kah Prishtina duhet tė hapen vendkalime tė reja kufitare, tė cilat do funksionojnė konform standardeve evropiane. Gjithashtu, duhet tė lėshohet dhe linja hekurudhore dhe pėrfundimisht tė ndėrtohet autostrada”, thekson Cekrexhi.

Rėnie mė e madhe e eksportit nga Maqedonia shėnohet te produktet bujqėsore-ushqimore, duhani, metalurgjia si dhe tek eksporti i derivateve tė naftės tė Rafinerisė Okta.

Ndryshe, gjatė gjashtė muajve tė parė tė kėtij viti eksportoi mallra nė Kosovė nė vlerė prej 235 milionė dollarėsh, derisa ne importuam vetėm mallra pėr 15 milionė dollarė.

Kėto tė dhėna nuk kanė dashur t’i komentojnė autoritetet shtetėrore duke theksuar se rėnien e eksportit jo vetėm me Kosovėn, ndikim tė drejtpėrdrejtė ka kriza e pėrgjithshme qė ka kapluar shtetet e Evropės.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus