Maqedonia

Maqedoni: "Dyshime" pėr dėshmitarėt e mbrojtur

Bota Sot | 03.10.2012 13:52
Maqedoni: "Dyshime" për dëshmitarët e mbrojtur

Kėtė javė pritet tė fillojė procesi hetues pėr rastin “Monstra”, qė ka tė bėjė me vrasjen e 5 maqedonasve nė muajin prill nė afėrsi nė Shkupit.

Procesi fillon me thuajse pesė muaj vonesė, gjė qė ka ngritur dyshime mbi epilogun e gjithė kėtij procesi dhe shqiptimin e mundshėm tė dėnimeve ndaj tė arrestuarve, tė cilėt, tani pesė muaj po mbahen nė paraburgim nėn dyshimin e veprės penale, terrorizėm.

Paralajmėrimi pėr nisjen e procesit ėshtė bėrė vetėm pas sigurimit tė njė dėshmitari tė mbrojtur, pasi sipas avokatit mbrojtės, Naser Raufi, prokuroria deri mė tani nuk ka gjetur qoftė edhe njė provė qė do tė dėshmonte fajėsinė e gjashtė personave tė arrestuar gjatė aksionit policor nė muajin maj.

Avokati Raufi thotė se ka dyshime tė mėdha pėr gjithė kėtė proces qė kishte shkaktuar tensione ndėretnike e protesta tė shumta nė Shkup.

“Arsyeja kryesore ėshtė intervali kohor, pasi kaloi shumė kohė qė tani tė prezantohet dėshmitari, do tė thotė, kjo ndodhė pesė muaj pas arrestimit tė tė dyshuarve, kjo ėshtė njė kohė shumė e gjatė dhe kėtu qėndron dyshimi im. Po ashtu mendoj se nuk ka prova tjera qė tė ketė aktakuzė dhe tė arsyetohet paraburgimi. Dėshmitari i koduar ėshtė si rezultat i mungesės sė provave”, thotė avokati Raufi.

Ai shton se pas shqyrtimit tė rastit nga gjykatėsi hetues, prokuroria duhet tė formojė aktakuzėn, dhe nėse kjo nuk ndodhė, atėherė tė arrestuarit duhet tė lirohen pas 30 ditėve, kur edhe i mbushin 6 muaj nė paraburgim.

Ndėrkohė, lidhur me shpeshtimin e dukurisė sė pėrdorimit tė dėshmitarėve tė mbrojtur, dilema kanė ngritur edhe ekspertėt pėr ēėshtje juridike

Margarita Caca Nikollovska, ish gjykatėse e Gjykatės sė tė Drejtave tė Njeriut nė Strazburg, thotė se dėshmitari i mbrojtur duhet tė paraqesė dėshmi sikur edhe dėshmitarėt e tjerė, por, nė rastet e kėtushme nuk pėrjashtohet edhe mundėsia e keqpėrdorimit tė kėtij institucioni.

“Rrėfimi i dėshmitarit tė mbrojtur gjithmonė mund tė keqpėrdoret andaj kjo duhet tė shmanget si mundėsi, edhe pse ligjėrisht mund tė pėrdoret, por duhet qė tė dėshmohet ajo qė ai e prezanton. Ai duhet tė merret nė pyetje nė mėnyrė qė tė mos lihen dyshime mbi dėshminė e tij”, tha Nikollovska.

Edhe Osman Kadriu, ligjėrues i sė Drejtės Kushtetuese, thotė se duhet pasur kujdes tė veēantė pėr pėrdorimin e dėshmitarėve tė mbrojtur, pasi ka raste tė shumta kur pikėrisht ata kanė qenė vendimtar pėr shpalljen e njė personi fajtor.

“Kemi pasur raste kur dėshmitari i mbrojtur ėshtė keqpėrdorur, ėshtė ushtruar njė presion psikologjik nė radhė tė parė, ndėrsa ka raste kur ndaj tyre ėshtė pėrdorur edhe forca prej organeve tė policisė, qė ai tė dėshmojė pėr ēėshtje tė cilat fare nuk janė tė vėrteta, nuk janė tė sakta dhe e gjithė kjo bėhet me tė vetmin qėllim, qė nė procedurėn penalo-juridike i akuzuari tė shpallet fajtor”, thotė Osman Kadriu.

Pėrveē pėr rastin “Monstra”, dėshmitarė tė mbrojtur janė paraqitur edhe nė raste tjera, siē ėshtė edhe ai me ish ministrin e Brendshėm, Lube Boshkovski qė ėshtė dėnuar me disa vite burg lidhur me siē ishte thėnė me financimet e jashtėligjshme gjatė fushatės zgjedhore dhe akuza tjera.

Komentet

Komente (0) | Kthehu