Maqedonia

Shėnohet viktima e tretė nga ‘Ethet e Nilit’

Bota Sot | 03.10.2012 09:24
Shënohet viktima e tretë nga ‘Ethet e Nilit’

Virusi “Ethet e Nilit Perėndimor” ka shėnuar viktimėn e tretė nė Maqedoni. Drejtori i Klinikės infektive nė Shkup Xvonko Milenkoviē njoftoi vdekjen e fėmijės tė moshės dy vjet e gjysmė, i cili prej tė paktėn dy javėsh kurohej pranė kėsaj klinike.
“Bėhet fjalė pėr njė manifestim tė rėndė klinik tė njė sindromi tė rėndė klinik, pėr tė cilėn ende hetohet lidhja mes gjetjes pozitive tė antitrupave pėr virusin shkaktar “Ethet e Nilit’ dhe vet manifestimit klinik tė sėmundjes. Pacienti i mitur kishte kohė qė trajtohej nė Klinikėn e fėmijėve nė Shkup, nė gjendje tė rėndė”, tha Xvonko Milenkoviē, drejtor i Klinikės infektive.
Ndėrkohė Izeir Sali nga Shkupi ka shprehur akuza nė drejtim tė Klinikės infektive. Ai thotė se nuk ėshtė aspak e vėrtet qė nėna e tij 83 vjeēare, viktima e dytė nga Ethet e Nilit, sipas klinikės, tė ketė vdekur pikėrisht nga ky virus. Sali thotė se nėna e tij vuante nga probleme tė zemrės, diabetit dhe kishte pėrjetuar njė hemorragji cerebrale.
“Nėna ime nuk ka vdes prej asaj sėmundje por ka vdekur se ka pas sulm nė kokė. Ai mjeku qė ka qėnė atė natė kur ka vdekur nėna ime, ka qenė njė mjek si mė pėrgjegjės, ai mė ka thėnė se ka vdekur prej sulmit nė kokė e tash kur ma kanė dhėnė dokumentacionin mė kanė thėnė se ka vdekur prej etheve, kėtu ėshtė njė lajm shumė i keq pėr neve. Tash unė edhe nė shtėpi nuk mund tė pres njerėz se njerėzit kanė frikė se mos ka insekte”, tha Izeir Sali, banor i Shkupit.
Izeri Sali mohoi zėrat nė media se gjoja, shtėpia e tij ėshtė dezinfektuar me urdhėr tė autoriteteve. Ndėrkaq, pėr pretendimet e rij, sot drejtori i Klinikės Infektive Xvonko Milenkoviē tha se pėr ēdo pacient tė prekur nga virusi Ethet e Nilit ekziston raport mjekėsor qė konfirmon shkakun e vdekjes.
“Do tė kishte qenė mirė qė cilido qė shfaqė dyshime pėr ndonjė gjė, tė drejtohet nė institucionin ku mjekėt janė kujdesur pėr pacientin dhe, tė marrė nga ata raport real pėr gjendjen dhe shkakun e vdekjes. Gjithashtu, ne pėr ēdo pacient, japim dokument ku shėnohet edhe arsyeja e vdekjes. Konkretisht them se nuk kam njohuri pėr cilin rast bėhet fjalė”, tha Xvonko Milenkoviē, drejtor i Klinikės infektive.
Nga Klinika Infektive, thonė se nuk janė shfaqur mė raste tė reja tė dyshuara pėr prekje nga virusi Ethet e Nilit. Pėr momentin nė Klinikėn e fėmijėve ėshtė shtruar njė i mitur, me formė mė tė lehtė tė sėmundjes, ndėrkohė qė dy tė tjerėt qė u kuruan nė Klinikėn infektive janė lėshuar nė shtėpi.

Komentet

Komente (0) | Kthehu