Fyle ka kërkuar nga autoritetet greke të mundësojnë që Maqedonia të fillojë negociata për anëtarësim në BE

Maqedonia

Fyle ka kërkuar nga autoritetet greke të mundësojnë që Maqedonia të fillojë negociata për anëtarësim në BE

Më: 2 tetor 2012 Në ora: 19:38

Eurokomisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, gjatë vizitës së tij të djeshme në Athinë ka kërkuar nga autoritetet greke të gjejnë mënyrë që të mos e pengojnë Maqedoninë në Samitin e BE-së në dhjetor të marrë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Diplomatë të lartë të BE-së, të cilët insistojnë për anonimitet, konfirmojnë se qëllimi i Fyles gjatë vizitës ka qenë t'i njoftojë grekët se Republika e Maqedonisë për herën e katërt do të marrë rekomandim pozitiv nga Komisioni për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, e cila zyrtarisht do të publikohet më datën 10-të të këtij muaji dhe se "do të ishte mirë që Greqia, pa tre bllokadave, të lejojë që Maqedonia të marrë datë".

Peter Stano, zëdhënës i eurokomisionarit për zgjerim, sot nuk deshi t'i zbulojë pikat e diskutimeve të Fyles me kryeministrin grek Samaras dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Avramopulos, por e theksoi deklaratën që eurokomisionari e dha pas takimeve në Athinë. "Në lidhje me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, i këmbyem qëndrimet e tona për atë se si i shohim ne ngjarjet të cilat po ndodhin gjatë muajve të fundit. Unë e njoftova ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë për atë se si e shikoj Dialogun inkuadrues të nivelit të lartë (HLAD), veçanërisht tre raundet e këtij dialogu. Kjo rezultoi me reforma dhe e lë vendin prapa në rrugën e vërtetë me reformat, veçanërisht ato të cilat kanë të bëjnë me qeverisjen e së drejtës. Vlerësimi im për reformat prandaj është pozitiv. Në këtë fazë nuk do të doja të zbuloj se çfarë do të jetë raporti i tetorit për IRJM dhe çfarë do të jetë rekomandimi i KE-së, për çka duhet ta njoftoj Kolegjin e komisionarëve të KE-së javën e ardhshme" thotë deklarata e eurokomisionarit për zgjerim.

Fyle ka kërkuar nga autoritetet greke t'i lejojnë Maqedonisë që të afrohet drejt BE-së.

"Tre vitet e kaluara, Komisioni dha rekomandim pozitiv për fillimin e negociatave për IRJM-në. Ne u pajtuam për shumë tema, për shembull, u pajtuam se është me rëndësi vitale të zgjidhet çështja e emrit, si dhe për atë që vendi të zhvillohet drejt inkuadrimit në BE", porositi Fyle nga Athina.

Duke e pasur parasysh krizën financiare me të cilën përballet Bashkimi Evropian, pikërisht institucionet e BE-së u gjetën në sulmin e mediave të ngujuara në përpjekjet se si ta nxjerrin BE-në nga kriza, nga e cila po pëson procesi i zgjerimit. Edhe pse Mali i Zi formalisht tani më filloi negociata, fakt është se me reformat dhe harmonizimin e rregullativës ligjore me atë evropiane janë larg pas Maqedonisë, që e konfirmoi edhe vetë Fyle me deklaratën se malazezët duhet ta zgjidhin problemin me krimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat