Noterët, firmat gjeodezike dhe komunat do të japin fletë pronësie

Maqedonia

Noterët, firmat gjeodezike dhe komunat do të japin fletë pronësie

Më: 2 tetor 2012 Në ora: 19:35

Komunat, firmat gjeodezike private dhe noterët në një afat sa më të shkurtër do të marrim autorizim për dhënien e fletë pronësive, paralajmëroi sot drejtori i Agjencisë për kadastër të patundshmërive Sllavçe Tërpeski.

Për rreth dy javë pritet që Agjencia për kadastër të patundshmërive të fillojë me lidhjen e marrëveshjeve me ato institucione.

Çmimi i fletë pronësisë do të mbetet i pandryshuar, gjegjësisht do të arrijë 125 denarë dhe 50 denarë për taksë administrative.

"Për rreth dy javë planifikohet të përfundojë testimi dhe të fillojë lidhja e marrëveshjeve me noterët dhe firmat gjeodezike. Dhënia e fletë pronësive do të jetë në bazë të marrëveshjeve të lidhura me Agjencinë për kadastër të patundshmërive nga e cila do ta marrin softuerin. Në këtë mënyrë do të jemi më afër qytetarëve dhe do t'i shkurtojmë shpenzimet si të qytetarëve, ashtu edhe tonat", theksoi Tërpeski në takimin e sotëm me gazetarët.

Prej sot Agjencia për kadastër të patundshmërive e vendosi edhe kërkimin e fletë pronësisë sipas adresës në tërë territorin e shtetit. Deri tani, shërbimin e këtillë mund ta shfrytëzonin vetëm qytetarët e Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat