Kukan: Koha është që Maqedonia të fillojë negociata për hyrje në BE

Maqedonia

Kukan: Koha është që Maqedonia të fillojë negociata për hyrje në BE

Më: 2 tetor 2012 Në ora: 19:31

Deputeti në Parlamentin Evropian dhe raportues nga hija për Republikën e Maqedonisë, Eduard Kukan vlerëson se është koha që Bashkimi Evropian dhe vendet-anëtare të shkojnë një hap përpara dhe të fillojnë negociata për hyrje në BE.

Eurodeputeti me përvojë nga Sllovakia, në deklaratë për korrespdentin e MIA-s nga Brukseli tha se është i dukshëm përparimi në reformat në Maqedoni dhe se për këtë duhet të ndjeken rekomandimet e Parlamentit evropian dhe të Komisionit evropian, e kjo është Këshilli i BE-së në dhjetor Maqedonisë t'i ndajë datë për fillim të negociatave.

"Duke marrë parasysh ngarjet në Maqedoni, mendoj se ka përpjekje të dukshme dhe përparim në angazhimin për plotësimin e reformave lidhur me BE. E përshëndes Dialogun qasës në nivel të lartë (HLAD) mes Komisionmit dhe Qeverisë së Maqedonisë dhe rezultatet deri tani të arritura. Me rëndësi është që aktivisht të vazhdohet në këtë angazhim", thotë Kukan.

Ai potencoi se është koha për përparim lidhur me aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në BE.

"Mendoj se ndoshta është koha të shkohet një hap përpara dhe të fillojnë negociatat qasëse për hyrje të Maqedonisë në BE. PArlamenti evropian vitet parapraka qartë rekomandoi hapje të negociatave", thotë ai.

Për konstatim se ekzistojnë pesë vende kandidate për anëtarësim në BE - Turqia, Islanda, Mali i Zi, Serbia dhe ajo nëse ai si raportues nën hije të PE-së për Maqedoninë vlerëson se vendi "meriton" i fundit nga këto vende të hyjë në BE, edhe pse tre herë me radhë merr rekomandime nga KE-ja për fillim të negociatave, kukani me qëndrim se çdo vend vlerësohet individualisht.

"Nuk do të dëshiroja të spekuloj dhe ta krahasoj situatën e Maqedoninë me vendet e tjera nga rajoni, duke marrë parasysh se secili i ka specifikat e veta dhe u vlerësua sipas rezultateve të veta. megjithatë, siç përmenda, e ndaj mendimin e dhënë nga Komisioni në vitet parapraka se negociatat me Maqedoninë duhej deri tani të fillojnë, është decid sllovaku nga Partia Popullore Evropiane (EPP), e cila është më e numërta në dhomën ligjdhënëse të familjes së madhe evropiane.

I pyetur nëse pret që raporti i i ardhshëm i Komisionit për Maqedoninë për herë të katërt të rekomandojë fillim të negociatave për anëtarësim në BE, Kukan potencoi se pret raport me vlerësim objektiv të situatës dhe përparimin e Maqedonisë, në bazë të së cilës do ta japë rekomandimin.

E, nëse rekomandimi i KE-së është pozitiv, që pritet të ndodh në Samitin e dhjetorit, ku tre herë më parë Maqedonia është refuzuar, eurodeputeti thotë:

"Nuk do të dëshiroja të spekuloj, por sigurisht se do ta ndjeki vendimin e Këshillit me kujdes të madh.

Deputeti sllovak në Parlamentin evropian me keqardhje konstaton se dhoma ligjdhënëse evropiane nuk ka kurrëfarë mekanizmi me të cilin do të mund t'i përkufizojë vendet-anëtare të BE-së që të mos i bllokojnë kandidatët për anëtarësim të inkuadrohen në BE. Debati i tillë në PE është hapur, para së gjithash për shkak të rastit me Maqedoninë, vend i cili i plotëson të gjitha kushtet që të fillojë negociata, por është i bllokuar nga Greqia për shkak të kontestit me emrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat