Klinika e Shkupit, 12 transplatime veshkash

Maqedonia

Klinika e Shkupit, 12 transplatime veshkash

Më: 2 tetor 2012 Në ora: 09:31

Në Klinikën e Urologjisë në Shkup në gjashtë mujofshin e parë të këtij viti janë kryer 12 transplantime të veshkave që kaluan me komplikime të vogla. Kirurgët u lavdëruan se madje për një muaj kanë bërë 4 transplantime, kurse deri në mbarim të viti 2012-të planifikojnë që të arrijnë deri në 20-të. Sipas tyre, kjo ka të bëj me përmasimin e kushteve të punës dhe më tepër para që ndahen nga Fondi i sigurimit shëndetësor. Vitin e kaluar ishin kryer vetëm 6 operacione të këtilla. Transplantimi i veshkave në Maqedoni kryhet edhe tek fëmijët por në një numër dukshëm më të vogël në raport me të rriturit.

“Prej 22 marsit e deri më sot, u kryen 12 transplantime. Për fatin tonë dhe për fatin e pacienteve ato kaluan me komplikime minimale, do të thotë të gjithë pacientët janë mirë. 2 pacientët e fundit ende janë tek ne pasi transplantuar javën e kaluar dhe gjenden në qendrën e transplantimit”, tha Sashko Doklçev, Shef i repartit të transplantimit

“Para 1 viti e gjysmë filluam edhe me transplantimin tek fëmijët në bashkëpunim me kirurgët e fëmijëve, nefrologot dhe urologët pediatriatik. Këtë vit kemi bërë tre transplantime kurse një duhet të bëhet të hënën”, tha Sotir Stavrdis, kirurg

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat