Maqedonia

Osmani: 'Bejta mashtroi pėr objektin Llovec'

Bota Sot | 02.10.2012 09:22
Osmani:

Kreu i Komunės sė Gostivarit Rufi Osmani sot edhe njėherė ka akuzuar Ministrin e Pushtetit Lokal Nevzat Bejta se ėshtė pėrgjegjės pėr rrėnimin e objektit 8 katėsh ‘Llovec’ nė Gostivar. Fakti se investitori ėshtė manipuluar, e tregon edhe ēėshtja e detyrimit tė investitorit qė tė paguajė paradhėnie detyrimet komunale, edhe pėr 5 kate tė tjera, me pretekstin se nė tė ardhmen do t’i jepet leja pėr katet shtesė, sipas Osmanit dėshmon se ish kreu i Gostivarit qėndron pas kėtij mashtrimi. “Qė nga Prilli i 2009 kur unė morra postin e kryetarit tė komunės objekti Llovec ballafaqohej me problem pėrkundėr faktit qė kishte njė leje ndėrtimi p+2, ndėrsa kishte tejkaluar kornizat e bazuara nė ligjin nė fjalė, dhe njėkohėsisht nga ish kryetari I Komunės dhe drejtori Rafet Jakupi I ndėrmarrjes publike, pronarėt e kėtij objekti ishin detyruar qė tė paguajnė avance shtesė nė bazė tė kontratave joligjore, nė emėr tė njė premtimi qė ata I kanė dhėnė qė do ti mundėsojnė ndėrtimin edhe pėr plus 5 kate tė tjera. Kjo ministri e ka pėr detyrė tė sqaron pse priti 18 muaj pėr rrėnimin e 5 kateve pa leje tė objektit”, tha Rufi Osmani, kryetar i Komunės sė Gostivarit. Ndėrsa sa i pėrket debatit televiziv qė i ofroi televizioni Alsat M nė emisionin Rruga Drejt, lidhur me problemin nė fjalė, Osmani thotė se njė debat i tillė do tė ishte i mundur por vetėm nėse nė tė do tė merrnin pjesė edhe ministri i Transportit dhe pronari i Objektit. “Unė kam qenė dhe jam nė disponim pėr ballafaqim nė cilindo medium qoft elektronik apo tė shkruar por dua qė ky ballafaqim tė ketė nė prezencė edhe ministrin aktual tė transportit drejtorin e inspektoratit shtetėrorė tė ndėrtimit pronarin e objektit ‘Llovec’, dhe ish kryetarin e komunės aktualisht ministrin pėr pushtet lokal. Vetėm pėrmes ballafaqimit tė kėsaj natyre mundė tė del nė sipėrfaqe e vėrteta e plotė pėr kėtė rast”, tha Rufi Osmani, kryetar i Komunės sė Gostivarit. Kreu i Komunės sė Gostivarit, po ashtu ka njoftuar pėrmes konferencės se kohėve tė fundit ka marrė njė numėr tė madh mesazhesh kėrcėnuese nga numra telefonik dhe persona tė panjohur, e po ashtu ka porositur edhe investitorėt e Llovecit dhe investitorė tė tjerė, qė tė bėjnė publike rastet e kėrcėnimeve dhe korrupsionit qė iu bėhen nga Ministritė dhe Inspektorėt e ndėrtimit. Ndėrkaq, ALSAT-i vėrejti sot, se rrėnimi i 5 kateve tė objektit, ishte ndėrprerė.

Komentet

Komente (0) | Kthehu