Arifi: Eurointegrimi është proces kolektiv dhe kërkon angazhim nga të gjithë

Maqedonia

Arifi: Eurointegrimi është proces kolektiv dhe kërkon angazhim nga të gjithë

Më: 1 tetor 2012 Në ora: 23:52

Puna e eurointegrimeve është proces kolektiv dhe ai kërkon angazhim dhe përgjegjësi nga të gjithë, Qeveria, Kuvendi, qytetarët, pasi përfitimet nga anëtarësimi do t'i shfrytëzojmë të gjithë në shoqëri. Duke marrë parasysh se ky proces është i lidhur me çështjen pëe emrin, Dialogu i filluar qasës në nivel të lartë, i cili është pronë e të gjithë neve, jep mundësi që në mënyrë praktike t'i qasemi ndaj adresimit të kritereve për anëtarësim në BE.

Këtë e theksoi zëvendëskryeministrja e obliguar për çështje evropiane Teuta Arifi në debatin e sotëm publik në Shkup, i titulluar "Shqiptarët në Maqedoni dhe BE", i organizuar nga Instituti për hulumtime politike dhe sundim të mirë. Sipas saj, dialogu jep mundësi që të shkurtohet koha e negociatave për hyrje në BE sapo të fillojnë ato.

"Nëse çështja për emrin sot vendoset, hyrja në BE nuk mund të bëhet të nesërmen, pasi nevojitet kohë të arrihet marrëveshje për 34 kapitujt e legjislaturës evropiane. Qasja që e pata kërkon shkurtim të kohës në atë proces me qëllim që koha kur do të zgjidhen problemet tjera, kohëzgjatja e negociatave të jetë edhe më e shkurtë. Dialogu qasës është urë e cila është e vendosur për ne, në vend se të ulemi dhe të ankohemi, të kyçim një dritë të vogël dhe të ecim përpara", tha Arifi.

Ajo ka shprehur kënaqësi nga përparimi deri tani të realizuar në kuadër të Dialogut në nivel të lartë lidhur me reformat e zbatuara në sferat kyçe në tëc ilat insiston KE-ja, - mediat, reformat në gjyqësi, administratën publike dhe legjislaturën zgjedhore dhe raportin e përgatitur për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Konkludimet nga dialogu në nivel të lartë, megjithatë, shtoi, flasin për kontinuitetin e këtij procesi dhe japin mundësi që besojmë se BE-ja do të mbetet partner i afërt, i cili do ta ndihmojë integrimin e vendit në BE.

"Shumë është me rëndësi që vendet anëtare të cilat marrin vendime për hapjen e negociatave, të kenë një dosje për vendin, ku do të tregohet orientimi i fuqishëm i përbashkët politik i të gjithë faktorëve politikë që të plotësohen kriteret e vendosura nga BE-ja", vlerëson zëvendëskryeministrja Arifi, sipas së cilës aty duhet të jetë kontributi i ynë më i madh.

E pyetur për dialogun politik mes partive në kontekst të ligjit për ish-pjesëtarët e sigurisë, ajo vlerësoi se Kuvendi është vendi ku duhet haptazi të debatohet për çështje, për të cilat nuk është patjetër të ketë qëndrime të njëjta, e kjo është, thotë ajo, logjika e demokracisë.

Lidhur me temën e debatit ajo tha se orientimi i përgjithshëm strategjik i shqiptarëve në rajon është panevropian, pasi Evropa e bashkuar jep mundësi më të mëdha që të adresohen dhe të ballafaqohen me tema, duke i përfshirë edhe ato me natyrë etno-politike.

"BE-ja dhe orientimi i ynë për hyrje në BE, sa na jep hapësirë shqiptarëve që të bëhemi pjesë e një hapësire, po ashtu u jep edhe të gjithë qytetarëve tjerë nga RM-ja që të gjejnë forcë kohezive ndaj një koncepti të përbashkët. Ne në shoqërinë tonë kemi shumë tema të cilat mund të na ndajnë, por pak të cilat mund të na afrojnë, e BE-ja është një nga to. Për këtë shkak edhe qasja dhe marrëdhënia përgjegjëse ndaj këtij procesi është marrëdhënie e përgjegjshme ndaj ardhmërisë së shtetti dhe qytetarëve të tij", tha Arifi.

Zëvendëskryeministrja për eurointegrime me porosi deri te të rinjtë nga etnikume të ndryshme për afrimin e tyre, haptazi të debatojnë për të gjitha çështjet, pasi, tha ajo, debatet janë mundësia më e mirë që të këmbehen përvoja, ide dhe argumente.

"Pas çdo debati ndoshta nuk do të ndryshohemi, por do t mësojmë më shumë për çështjet për të cilat debatohet. Këto debate duhet të jenë interetnike. Mjediset tona kanë nevojë për debat, i cili do ta ngrit frymën tonë kolektive, por edhe për debate të cilat i tejkalojnë dallimet etnike. Duhet të debatohet edhe për tema të cilat nuk janë të lehta, duhet haptazi të thuhen punët, por edhe zgjidhjet duhet të jenë të përbashkëta, e këtu duhet të përfshihen kompromiset", tha Arifi.

Enisa Bajrami nga IHPSM, mes tjerash, potencoi se nuk është vetëm emri problem, por edhe plotësimi i kritereve të Kopenhagës, të cilat nuk janë të njohura për mbi 70 për qind të qytetarëve. Ajo vërejti se shqiptarët japin kontribut të madh në plotësimin e reformave, por se kjo nuk dëgjohet mjaftë shpesh, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për politikanë shqiptarë apo maqedonas.

Në debatin janë parashtruar edhe rezultate nga hulumtimi, sipas të cilit , shumica e madhe e qytetarëve të Maqedonisë janë për anëtarësim të vendit në BE. përkrahja te shqiptarët është 92 për qind, ndërsa te maqedonasit 87 për qind.

Instituti për hulumtime politike dhe sundim të mirë ekziston një vit dhe punon në hulumtime dhe projekte nga sfera e politikave publike

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat