Talevski i LSDM-së: OBRM-PDUKM e bllokon Kuvendin në momentet më të vështira të shtetit

Maqedonia

Talevski i LSDM-së: OBRM-PDUKM e bllokon Kuvendin në momentet më të vështira të shtetit

Më: 12 maj 2022 Në ora: 21:51
Mile Talevski

Deputeti Mile Talevski nga LSDM në emisionin Klan Debat hodhi akuza për OBRM-PDUKM-në se po bllokon Kuvendin në momentin kur nuk i duhet shtetit.

”Ajo e cila është e pafytyrë nga ana OBRM-PDUKM-së se kur ishte momenti më i vështirë i vendit për sjelljen e ligjeve për ndihmë të qytetarëve në kohën e Covid pakove ata nuk kanë kontribuar dhe tani kur kemi më shumë nevojë ata bojkotojnë kuvendin”, tha Talevski.

Ndryshe, seanca e sotme parlamentare ka vijuar me akuza të ndërsjella se kush është më shumë e kush më pak prezent dhe flet.

Qeveria e vlerëson këtë debat si shkatërrues, ndërsa opozita thotë se bëhet fjalë për kundërshtimin e një makinerie votimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat