Nuk ka udhëtim të përbashkët të Kovaçevskit dhe Petkovit në Romë

Maqedonia

Nuk ka udhëtim të përbashkët të Kovaçevskit dhe Petkovit në Romë

Më: 12 maj 2022 Në ora: 18:32
Foto nga takimi

Kryeministri Dimitar Kovaçevski këtë vit do ta udhëheqë delegacionin qeveritar të Maqedonisë në Romë në festën tradicionale të 24 majit, Ditës së edukatorëve sllavë Shën Kirilit dhe Metodit.

Deri më tani nuk ka detaje se kush do të jetë pjesë e delegacionit dhe nuk janë përcaktuar të gjitha aktivitetet, por ka gjasa që të mos ketë një udhëtim të përbashkët në Romë me kryeministrin bullgar Kiril Petkov, sipas shembullit të vitit të kaluar kur presidenti bullgar Rumen Radev udhëtoi për në Romë me presidentin e RMV-së, Stevo Pendarovski.

“Qeveria është në proces organizimi të festës. Kryeministri Kovaçevski është paraparë të kryesojë një delegacion me aktivitete të paracaktuara për të cilat publiku do të informohet me kohë”, thuhet në përgjigjen e shkurtër të Qeverisë për “Sloboden Peçat” të pyetur për agjendën e Qeverisë për festën në Romë dhe nëse është dakorduar një udhëtim i përbashkët këtë vit i kryeministrit Kovaçevski me kolegun e tij Petkov.

Në fund të marsit, media bullgare njoftuan se Petkov planifikoi të heqë veton për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë në BE para qershorit dhe ta shpallë atë në një festë të përbashkët me palën maqedonase më 24 maj në Romë, si një ditë simbolike e cila do të demonstrojë braktisjen e mosmarrëveshjeve historike të disa dekadave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat