Mitrevski: Numri i amendamenteve buxhetore të pranuara konfirmon kapacitetin demokratik të qeverisë

Maqedonia

Mitrevski: Numri i amendamenteve buxhetore të pranuara konfirmon kapacitetin demokratik të qeverisë

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 13:30
Jovan Mitreski

“Nesër do të fillojmë me rishikimin e Buxhetit dhe deri të enjten e ardhshme shpresoj se do të votohet”, tha koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski.

Sipas tij, ka ende opsion që të punohet në fundjavë për ato ligje që kanë afate dhe duhet të miratohen deri në fund të vitit.

“E veçanta e këtij buxheti është se ka më pak amendamente të paraqitura nga opozita. Më parë, kishte 900 deri në një mijë amendamente. Por, specifike janë edhe mjetet prej 350 milionë denarë, niveli historikisht më i lartë sa shuma e amendamenteve të pranuara, më i madhi së paku në 15 vitet e fundit. Është një dëshmi e kapacitetit demokratik të kësaj qeverie. Kur ne ishim në opozitë pranoheshin amendamente në një shumë të parëndësishme deri në tre milionë denarë”, tha Mitreski.

Ai shtoi se në seancë plenare para deputetëve do të prezantohen 56 zgjidhje ligjore, ndërsa sot pritet të miratohen tri vendime për vazhdimin e krizës. Mitreski nuk pret bllokadë të re nga deputetët e opozitës, duke gjykuar nga marrëveshja nga takimet joformale të koordinatorëve të grupeve parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat