MSH: 526 raste të reja, 28 viktima, 830 të shëruar

Maqedonia

MSH: 526 raste të reja, 28 viktima, 830 të shëruar

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 21:22
Njoftimi

MSH-ja konform të dhënave nga ISHP-ja njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.632 testime kurse janë regjistruar 526 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 245, Kumanovë – 43, Veles – 22, Prilep dhe Ohër nga 19, Shtip – 18, Kavadar – 17, Strumicë – 16, Kriva Pallankë – 15, Manastir – 12, Tetovë – 11, Gostivar dhe Koçanë nga 10, Kërçovë dhe Gjevgjeli nga 9, Sveti Nikollë nga 8, Vinicë dhe Vallandovë nga 6, Strugë dhe Resnjë nga 5, Kratovë – 4, Radovish, Berovë dhe Probishtip nga 3, Dellçevë dhe Demir Hisar nga 2, Negotinë, Dibër, Demir Kapi dhe Makedonska Kamenicë nga 1 rast.

Regjistrohen 830 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 14 pacientë.

9 nga Shkupi (83, 83, 77, 76, 74, 63, 57, 51 dhe 42 vjeç), 2 nga Kumanova (63 dhe 60 vjeç) dhe nga një pacient nga Velesi (75), Kratova (42) dhe Kërçova(42).

Në mënyrë plotësuese, konform regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga sistemi “Termini Im”, regjistrohen edhe 14 viktima, me datë të vdekjes nga 02 Shtatori deri më 17 Shtator. Viktimat janë 4 nga Shkupi, 2 nga Strumica dhe nga një pacient nga Berova, Koçana, Gostivari, Radovishi, Kumanova, Tetova, Ohri dhe Gjevgjeli të moshës nga 37 deri më 92 vjeç. Shtatë kanë ndërruar jetë në kushte spitalore kurse shtatë të tjerë në shtëpitë e tyre.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 1.265.512 testime për COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 188.635, numri i të shëruarve është 169.946, kurse i viktimave – 6.539. Numri i rasteve aktive është 12.150.

Sipas analizave epidemiologjike, Shkupi me 5.696, Tetova me 959, Kumanova me 931, Gostivari me 507, Ohri me 474, Kërcova me 412,  Struga me 359 dhe Strumica me 323 u prijnë qyteteve me më shumë raste aktive në nivel vendi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat