Mbrojtja kërkon rigjykim për rastin “Haraçi”

Maqedonia

Mbrojtja kërkon rigjykim për rastin “Haraçi”

Më: 10 maj 2021 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Boki-13 dhe Katica Janeva kërkuan nga Gjykata e Apelit që ta anulojë vendimin për rastin “Haraçi”.

Prokurori i Lartë Publik, Dilaver Bekteshi përsëri kërkoi që t’u rriten dënimet me burg, sepse shtatë vjet për ish-kreun e PSP-së dhe nëntë vjet burg për Bojan Jovanovskin nuk janë të mjaftueshme për të arritur dënimin e plotë.

Sashko Dukovski, i cili përfaqëson Boki-13, pyeti se si Gjykata Penale mund të japë vendim të bazuar në dëshminë e Ana dhe Orce Kamcev, të cilët thanë se ata kishin dhënë mbi një milion euro haraç.

Mbrojtja gjithashtu theksoi se prokuroria kurrë nuk i gjeti paratë që pretendohet t’i ketë dhënë Kamçev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat