Ali Ahmeti për 27 prillin: Kishte dhunë, por jo edhe terrorizëm

Maqedonia

Ali Ahmeti për 27 prillin: Kishte dhunë, por jo edhe terrorizëm

Më: 7 maj 2021 Në ora: 19:45
Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në deklaratë për mediat tha se ndaj përfaqësuesve të popullit është ushtruar dhunë dhe brutalitet por nuk ka pasur terrorizëm.

“Dihet se në cilat janë aktet terroriste dhe çfarë kualifikimi është akti terrorist”, tha Ahmeti.

Ai bëri thirrje që organet e drejtësisë ta zbërthejnë situatën dhe se situata është e komplikuar.

Ndryshe, sot Mickoski pas takimit me Pendarovskin sërish kërkoi rigjykim të rastit për shkak se sipas tij, nuk ka pasur terrorizëm, ndërsa të dënuarit për terrorizëm duhet të përgjigjen për shkelje ligji por jo edhe për terrorizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat