Ali Ahmeti: BDI unike,gati për sfidat e radhës!

Maqedonia

Ali Ahmeti: BDI unike,gati për sfidat e radhës!

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 23:13
Ali Ahmeti

Nuk është çështje vendimesh, ka qenë një nevojë e kohës. Epidemia e ka bërë të veten dhe nuk kemi mundur t`I mbledhim organet partiake. Qëllimi ka qenë që opinioni ta sheh drejtëpërsëdrejti që BDI-ja është dhe do të jetë më unik dhe më mirë e organizuar – ka qenë deklarata e parë e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së partise.

“Janë biseduar të gjitha çështjet. Opinioni është I interesuar se ka pasur edhe informacione nga më të ndryshmet, krejt kjo në mungesë të takimeve dhe sqarimeve. Të gjitha gjërat janë sqaruar dhe I siguroj të gjithë votuesit e BDI-së dhe të gjithë shqiptarët dhe ata që se kanë votuar BDI-në, BDI-ja është mirë e organizuar, mban përgjegjësi 20 vite me radhë në këtë shtet, në proceset e rëndësishme, është aktorë në të gjitha këto zhvillime dhe ngjarje dhe e kemi obligim moral e kombëtar që të siguroj votuesin tonë, anëtarësinë e BDI-së se jemi unik, se janë tejkaluar dallimet” – ka thënë Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se tashmë janë sqaruar të gjitha, siç tha mosmarrëveshjet dhe se partia bëhet gati për sfidat e radhës.

“Nuk mbeti asgjë pa u sqaruar, deri në atomin e fundit. Tani, para nesh ka detyra të rëndësishme, vijnë zgjedhjet lokale, është regjistrimi që duhet të jemi pjesë e kontribuitit sepse regjistrimin e bëjnë organet kompetente te shtetit” – tha Ahmeti.

Kreu I integristëve lidhur me zërat për fërkimet brendapartiake, gishtin e drejton tek mosinformimi por edhe shkaku që pandemia kishte pamundësuar që më shpesh të takohen organet partiake.

“Nuk ka pasur pika që nuk takoheshim fare, ka mund të ketë ndonjë hatërmbetje apo mosinformim të duhur dhe të gjitha gjërat parimisht janë sqaruar, e gjithë puna është në binarë të duhur për të marrë mbi shpatulla përgjegjësi të reja, për të çuar punët përpara. Dhashtë zoti që të kemi vaksinat dhe të mund të funksionojmë normalisht edhe si parti politike, edhe si institucione shtetërore por edhe si qytetarë” – ka deklaruar Ali Ahmeti.

Ali Ahmeti, sic njofton Klan Maqedoni,ka mohuar se në mbledhje të kryesisë së BDI-së është diskutuar për dorëheqje të Zv/Kryeministrit të Parë, Artan Grubi.

“Nuk është biseduar fare për dorëheqje. Është biseduar për parim, strategji, për program, për detyrat që na presin si Qeveri, por normalisht duhet të japim llogari. Kurrë nuk kam kërkuar që të mbyllet zëri, mendimi ndryshe. Çdoherë kam qenë ithtarë dhe kam inkurajuar që gjërat të fliten hapur, vërrejtjet të bëhen hapur” – ka deklaruar Ali Ahmeti.

Kreu I BDI-së, siç njofton Klan Maqedoni, ka komentuar edhe protestat kundër aktgjykimeve për rastin “Monstra”.

“Mendoj se e mira është që të mos keqpërdoren hallexhinjtë, të mos keqpërdoren njerëzit në vështirësi. Ne kemi pastur komunikim direkt me të gjithë këta njerëz që kanë halle dhe probleme, jemi përpjekur t`I vëmë në kontakt me të gjitha institucionet ndërkombëtare. Për të gjitha këto çështje ne kemi kërkuar edhe ekspertizë ndërkombëtare dhe monitorim të drejtpërdrejtë ndërkombëtar. Nga znj.Nuland që ka qenë Zv/Sekretare e shtetit kemi kërkuar që drejtpërsëdrejti të angazhohen ekspertë të fushës së drejtësisë. Përgjigja ka qenë nga autoritetet amerikane si dhe ato evropiane se ne I besojmë OSBE-së, ne kemi ekspertët tonë në gjithë këto procese dhe do të pritet epilogu gjyqësor. Ne përsëri po vazhdojmë, e kemi futur edhe në marrëveshje me partnerët e koalicionit që të rishqyrtohen këto raste. Ky rast është rishqyrtuar ka marrë këtë epilog, ka instance tjera për ankimime, ne do të përpiqemi që sërish të jemi afër njerëzve për t`I ndihmuar, por jo t`I keqpërdorim ndjenjat e tyer, sepse janë procese tepër të ndërlikuara, sepse është shumë lehtë për t`I keqpërdorë njerëzit në halle” – ka deklaruar lideri I BDI-së, Ali Ahmeti pas mbledhjes së Kryesisë partiake. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat