Filluan procedurat disiplinore kundër pesë prokurorëve publik

Maqedonia

Filluan procedurat disiplinore kundër pesë prokurorëve publik

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 15:56
Ilustrim

Këtë vit vendosëm procedura displinore kundër pesë prokurorëve publik të cilët kanë bërë shkelje gjatë punës, tha prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski në takimin e sotëm onlajn me gazetarët.

Me ç’rast ai potencoi se një prokuror i PTHP-së Shkup , te i cili është konfirmuar puna joprofesionale, ka dhënë dorëheqje të cilën e ka konstatuar Këshilli i prokurorëve publik.

Joveski tha se është sjellur Rregullore për ndjekje të cilësisë së punës të prokurorëve publik dhe vlerësimit të tyre, me çka do të përmirësohet cilësia e punës. “Do të vlerësohet puna e çdo prokurori veçanërisht, në mënyrë kuantitative dhe kualitative”, tha Joveski.

Në brifing Joveski potencoi se viti 2020 është vit i rëndë për të gjithë, i mbushur edhe me shumë sfida për prokurorët publik.

Edhe në kushte të pandemisë, siç shtoi, me organizim më ndryshe të punës, Prokuroria siguroi zhvillim të pandërperë të hetimeve dhe procedurave sipas lëndëve tjera, duke i respektuar tërësisht protokollet shëndetësore.

“Në këtë vit prokuroritë vepruan kundër mbi 25.000 autorëve të veprave të mëdha penale. Vetëm gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ishin inicuar dhe përfunduar procedurat kundër 3.500 personave për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore”, theksoi Joveski.

Në këtë rast Jovevski përkujtoi se me vite Prokuroria Publike ka mungesë të resurseve materiale dhe njerëzore, me çka shumë u është vështirësuar puna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat