BZHA: Shkollat fillore do të marrin pajisje për kabinetet për shkenca natyrore

Maqedonia

BZHA: Shkollat fillore do të marrin pajisje për kabinetet për shkenca natyrore

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 15:55
Shkolla

Profesorë nga Fakulteti Matematiko-Natyror po bëjnë vlerësim për pajisjen e kabineteve për shkenca natyrore në shkollat fillore sipas reformave me Draft-konceptin e ri për arsim fillor, njoftoi Byroja për Zhvillim të Arsimit, përfaqësues të së cilës dje morën pjesë në mbledhjen onllajn me udhëheqës dhe profesorë nga institutet e FMN-së, në të cilën është debatuar për Draft-konceptin për reformat në arsimin fillor.

“Në mbledhje ishte theksuar se si edhe të gjitha proceset e tjera Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillim të Arsimit përgjatë konsultimit të gjerë dhe në mënyrë transparente e udhëheqin procesin e miratimit të konceptit të ri për arsimin fillor. Qëllimi i konceptit të propozuar është përmes zbatimit të modelit bashkëkohor të arsimit fillor të krijojmë gjenerata të ardhshme të qytetarëve të cilët do të sjellin vendime në bazë të analizës së fakteve dhe do të mendojnë në mënyrë kritike. Koncepti është vetëm kornizë se si e mendojmë modelin arsimor, ndërsa pas miratimit të tij do të vijojë proces i përgatitjes së programeve mësimore në të cilat do të përfshihen ekspertë nga të gjitha sferat të cilat janë pjesë e mësimit, përfshirë edhe shkencat natyrore-matematikore”, njoftoi Byroja për Zhvillim të Arsimit.

Në mbledhje, shton BZHA, ishte theksuar se profesorë nga FMN tashmë janë të përfshirë në vlerësimin e nevojave të shkollave për pajisje me mjete bashkëkohore mësimore dhe vizuele në gjuhët në të cilat zhvillohet mësimi në shkencat natyrore, si dhe me literaturë adekuate për moshën e nxënësve, që do të kontribuojë shumë për realizim të suksesshëm të programeve të reformuara mësimore në arsimin fillor.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Fakultetin Matematiko-Natyror nga Shkupi dhe shërbimet e ekspertëve të Byrosë për Zhvillim të Arsimit, filloi me vlerësim të nevojave dhe specifikim në hollësi të pajisjes dhe mjeteve vizuele të nevojshme për zhvillim cilësor të mësimit për lëndët nga sfera e shkencave natyrore në arsimin fillor. Pajisja e shkollave fillore planifikohet të fillojë në gjysmën e parë të vitit 2021 dhe do të bëhet përmes Projektit për avancimin e arsimit fillor i financuar nga Banka Botërore”, njofton BZHA.

Një nga qëllimet kryesore të projektit, shton Byroja në kumtesë, është avancimi i mjedisit për mësim në shkollat fillore, me theks të veçantë në krijimin e klasave multifunskionale, kabinete të pajisura me teknologji informative moderne dhe laboratorë për shkenca natyrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat