OBRM-PDUKM sot proteston para Qeverisë, MPJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë

Maqedonia

OBRM-PDUKM sot proteston para Qeverisë, MPJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 10:32
Foto Ilustrim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM sërish do të protestojë për ta shprehur revoltën kundër, siç thonë ata, politikave të gabuara të Qeverisë e cila udhëhiqet nga Zaev dhe LSDM.

“Bashkërisht me qtyetarët sot sërish do t’i themi kuislingut Zaev mjaft me shitjen dhe nënçmimin e qytetarëve. OBRM-PDUKM e paralajmëron popullin maqedonas, qytetarët e Maqedonisë që t’i ndjek ngjarjet se çfarë po përgatitit dhe çfarë negociohet”, thonë nga kjo parti.

Nga kjo parti thonë se sot në ora 17:00 deri në ora 18:00 do të vazhdojë bllokimi në Qeveri, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në Ministrinë e Drejtësisë.

“Le të bashkohemi kundër të keqes së quajtur Zoran Zaev. Të mos heshtim. Kërkojmë dorëheqjen e Zaevit, liri për popullin”, thonë nga OBRM-PDUKM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat