Zyberi: Zgjedhjet mund të anulohen para se të shpallen

Maqedonia

Zyberi: Zgjedhjet mund të anulohen para se të shpallen

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Shpërbërja e Kuvendit nënkupton skadim të mandatit të deputetëve dhe Kushtetuta nuk ka paraparë mundësi që pas shpërbërjes Kuvendi të konvokohet në seancë. Kështu thekson njohësi i rrethanave politike dhe juridike, Naser Ziberi, i cili si përjashtim nga kjo rregull e potencon një paragraf të nenit 63, ku thuhet se pas shpërbërjes Kuvendi mund të konvokohet në seancë vetëm në rast lufte ose gjendje të jashtëzakonshme, që sipas tij, meqë  ratifikimi eventual i protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO nuk bën pjesë në asnjërën nga këto kategori, nuk ka mundësi që pas shpërbërjes të ketë konvokim të Kuvendit.  Ziberi thekson se prolongimi eventual i zgjedhjeve, mund të bëhet para shpërbërjes së Kuvendit, gjegjësisht shpalljes së zgjedhjeve për më 12 prill, njofton Shenja.

Naser Ziberi, analist politik: Zgjedhjet mund të shtyhen në çdo moment, përderisa Kuvendi nuk është shpërbërë, për arsye se vendimin për shpërbërje të parlamentit e marrin deputetët me shumicë absolute të votave, që don të thotë 61 deputetë nga 120 sa ka parlamenti.. Derisa parlamenti nuk është shpërbërë, data e 12 prillit mund të shtyhet në çdo moment“.

Ziberi thotë se liderët e partive politike dhe presidenti i shtetit, vendimin për caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme, e kanë marrë nën emocione dhe presion të refuzimit të Këshillit të Evropës, për caktimin e datës për fillim të negociatave. Ai vlerëson se aktorët politik në vend nuk e kanë shoshitur mirë situatën në të cilën gjendet vendi dhe në situatë të tillë e kanë vendosur në pikëpyetje mundësinë e ratifikimit të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

Me shpërbërjen e Kuvendit në situatën në të cilën ndodhet shteti, sipas Ziberit, Maqedonia e Veriut mund të mos merr datë as në samitin e Zagrebit që do të mbahet në maj të vitit të ardhshëm.

Naser Ziberi, analist politik: Shtrohet pyetja, çka nëse Franca del dhe parasheh kushte të reja për vendet kandidate për fillim të negociatave, parlamentin e kemi të shpërbërë, zgjedhjet ende nuk kanë përfunduar, konstituimi i përbërjes së re nuk është kryer, dhe në këtë mënyrë Maqedonia mund të mos fiton datë as në samitin e ardhshëm të majit, të Zagrebit, dhe në këtë mënyrë të prolongohet fillimi i negociatave deri në pafundësi. Mendoj se liderët e partive politike dhe presidenti është dashur t’i kenë parasysh të gjitha rrethanat, para se të marrin vendim për caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme”.

Data e mbajtjes së zgjedhjeve është vënë në pikëpyetje nga vetë kryeministri Zaev i cili tha se nëse Spanja vonohet në konstituimin e Kuvendit dhe ratifikimin e protokolit për anëtarësim në NATO, vendi ynë mund të mbetet pa Kuvend dhe nuk do të ketë kush të bëjë ratifikimin përfundimtar. Zaev tha se në atë rast do të duhet të rimblidhet Kuvendi dhe të shtyhet data e zgjedhjeve. Kreu i VMRO-DPMNE-së, por edhe presidenti Stevo Pendarovski thanë se nuk ka nevojë të shtyhen zgjedhjet pasi Kuvendi mund të mblidhet edhe pas shpërbërjes vetëm për të ratifikuar protokolin, mendime këto të cilat u rrëzuan kategorikisht si të pamundura nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi. Ai tha se një Kuvend i shpërbërë nuk mund të rimblidhet as për ratifikimin e protokollit dhe as për shtyerjen e datës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat