Aziri: Funksionarët trajtohen me përparësi për ajër të pastër

Maqedonia

Aziri: Funksionarët trajtohen me përparësi për ajër të pastër

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 20:21
Elmi Aziri

Aleanca për Shqiptarët kritikon shpalljen e qeverisë për furnizim publik me pajisje për pastrimin e ajrit në hapësirat e brendshme të institucioneve publike.

Sipas tyre, përparësi pushteti u jep hapësirave ku qëndrojnë funksionarët, në vend të destinimit të këtyre mjeteve për zbatimin e masave afatgjate kundër ajrit të ndotur.

“Edhe një herë dëshmon mos-gatishmërinë e Qeverisë që t’i trajtojë qytetarët me përparësi, përkundër funksionarëve qeveritar për arsye se, jo më larg se tre ditë më parë, qyteti i Shkupit por edhe qyteti i Kumanovës ishin të shpallura ndër qytetet më të ndotura në botë sa i takon ajrit”.

“Qeveria në vend që të marrë masa për pastrimin e ajrit nëpër qytete për t’ua lehtësuar jetën dhe thithjen e ajrit të pastër qytetarëve, ajo prapë se prapë u jep përparësi objekteve qeveritare”, tha Elmi Aziri, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat