Janeva mbetet në paraburgim, refuzohet ofrimi i garancisë

Maqedonia

Janeva mbetet në paraburgim, refuzohet ofrimi i garancisë

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 15:10
Katica Janeva

Katica Janeva qëndron në paraburgim, gjegjësisht gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar garancinë e ofruar të pasurisë së patundshme, ndërsa prokurorja Vilma Ruskovska ka dhënë mendim negativ, gjegjësisht ka insistuar që Janeva të qëndroj në paraburgim.

Për interes të shumë mediave, e informojmë opinionin se deri tek gjyqtari i procedurës paraprake i cili procedon me propozim të mbrojtjes së K.J. për shfuqizimin e masës së paraburgimit dhe dhënien e garancive, sot është dhënë mendim negativ deri tek Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në lidhje me propozimin.

Pas rishikimi dhe vlerësimit nga prokurori publikë, gjyqtari i procedurës paraprake ka marrë vendim me të cilën refuzohet propozimi për shfuqizimin e masës së paraburgimit me anë të dhënieve të garancisë, ndërsa propozimi për dhënien e masës së kujdesit është refuzuar si e pabazë”, njoftojnë nga Gjykata Penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat